Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Analiza/ Rama për "Politico", si promovues i Ballkanit të Hapur

Lapsi.al 25 October 2021
Analiza/ Rama për "Politico", si promovues i Ballkanit të
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë slloganin publicitar pro "Open Balkan" që shqiptoi për herë të parë në samitin e BE në Slloveni: "Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor". Kështu ka shkruar ai në një shkrim në Politico.eu ku është rrekur të shpjegojë marëdhëniet e vështira të Bashkimin Europian me gadishullin tonë. Natyrisht që përmes kësaj shprehje që niset nga kontradiktat, moskoherenca dhe paaftësia e BE për të vijuar me procesin e zgjerimit, kryeministri shqiptar ka kërkuar që në pamundësi për të mbajtur premtimet, BE-ja duhet të japi ndihmë ekonomike për gjashtë vendet e rajonit. Sipas tij kjo ndihmë mund të jepet për të shmngur largimin e trurit, për të ndihmuar gjatë krizës energjitike dhe për të financuar disa projekte që tashmë kanë marë udhë. Por, duket se thembra e Akilit qëndron në përkrhjen e planit të Beogradit për të çuar përpara "Ballkanin e hapur" qoftë edhe me tre shtete (Serbi, Shqipëri, Maqedoni) ndonëse Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi janë kundër. "Ne të tre e quajmë këtë përpjekje “Ballkani i Hapur” dhe është diçka që tashmë e kemi filluar duke zotëruar frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që “Ballkani i Hapur” është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ata vendosin të bashkohen", ka shkruar Rama në Politiko. Lexo me tej:

Rama i kërkon pazar BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur”

Se çfarë kupton me mbështetjen e BE-së për këtë projekt ai e precizoi më qartë gjatë samitit të Ballkanit perendimor me BE-në në Bërdo. Aty në një nga fjalimet më kritike kundrejt BE-së që ka mbajtur një lider shqiptar, ai këkroi mbështetjen për "Open Balkan" në këmbim të premtimit të pambajtur për të vijuar me procesin e zgjerimit.  “BE -ja mund të na ndihmojë duke mbështetur plotësisht nismën tonë për "Ballkanin e Hapur” i ka kërkuar ai liderëve europianë, të cilët gjithmonë kanë mbështetur Procesin e Berlinit si nismë gjithë përfshirëse. Por Rama ka këmbëngulur se inisiativa e ndërmarrë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Tirana nuk ka pse të jetë e tillë, sepse në këtë rast do të mbetej peng i vetos dhe tekave të çdo shteti. “Ne thjesht duam të vazhdojmë punën pa u mbështetur në një mënyrë të vjetëruar dhe problematike të krijimit të konsensusit, kufizimet e të cilit janë të hapura për të gjithë për t’i parë. Open Balkan është një mekanizëm konkret, gjithëpërfshirës dhe i hapur për përmirësim, i cili do të përfitonte nga mbështetja e plotë e BE -së për të sjellë në ndihmë kontributin konstruktiv të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor” tha ai në fjalimin e fillim tetorit në Slloveni.  Intervista/ Rama shpjegon “moskokëçarjen” për refuzimin e negociatave Pra edhe njëherë në shkrimin për Politico.eu, kryeministri shqiptar, si flamurtar i mbrojtjes së projektit të padëshërueshëm për BE-në,  atij të ballkanit të hapur po këmbëngul ti kërkojë BE-së mbështetje për të si shkëmbim për moshapjen enegociatave dhe mungesën e progresit në rrugën e antarësimit. Deri më tani Bashkimi Europian nuk mbështet nismën Rama Zaev Vuçiç por procesin e berlinit. ndërsa tre vendet e tjera te Ballkanit perendimor, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi nuk e përkrahin këtë nismë nga frika se “Ballkani i hapur” është qartësisht një integrim asimetrik. Produkti i përgjithshëm kombëtar i Serbisë është 50 përqind e produktit të përgjithshëm kombëtar të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Përderisa Serbia para së gjithash eksporton në vendet e rajonit, logjikisht ky integrim më shumë është i favorshëm për Serbinë. ©Lapsi.al      

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI