Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Eleminimi i biznesmenit në Fier/ Familjarët akuza policisë: Ishit aty, nuk bëtë asgjë!

Lapsi.al 24 October 2021
Eleminimi i biznesmenit në Fier/ Familjarët akuza policisë:

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa, policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve të ngjarjes, ndërsa nuk ka ende një pistë të qartë hetimi për eliminimin e tij. 57-vjeçari, që njihej ndryshe si Dem ose Agim Backa u vra nga breshëritë e Kallashnikovit me 16 plumba ndërsa ishte në makinën e tij tip “Audi”. Vrasësit iu afruan me makinë dhe qëlluan me breshëri në një kryqëzim të Fierit, duke i shkaktuar vdekjen pak orë më pas.

Makina me të cilin udhëtonin ata, u gjet e djegur në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit është gjetur një Kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Buckës.

Hetimet janë përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës. Raportimet thonë se ai ka pasur një konflikt me një person, i cili ishte subjekt i OFL në Fier, por ende asgjë nuk është saktësuar nga autoritetet.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona. Familjarët e Demir Backës, mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë përplasur me policinë. Të afërmit e viktimës iu janë drejtuar policëve me fjalët: ‘Mos u afroni se do t’ju vras’, ‘S’kemi nevojë për shtet’.

Irritimi i tyre erdhi për faktin se policia ka qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe nuk kanë bërë asgjë për kapjen e autorëve.

Në video dëgjohet zëri i një burri që iu drejtohet policëve me fjalët: “Ishe aty more dhe e vranë”, “Ishe aty, si nuk keni turp”, “Vranë një biznesmen”. Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vrasim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vrasim".

Një javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano lëvizi pjesën më të madhe të shefave të policisë në qytetet kryesore të vendit. Drejtori i ri i emëruar në Fier ishte Alfred Çepele.

Policia ka arrestuar 15 persona për ngjarjen, megjithatë ende nuk ka një të dyshuar për ekzekutimin./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI