Berisha nga Berati tregon planin se ç’do të bëjë pas përfundimit të foltoreve
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se propozimi i opozitës dhe i mbështetur nga mazhoranca, për Vettingun në politikë, është i pashembullt. Lideri historik i demokratëve u shpreh nga Lushja ku pati një ndalesë dhe takoi strukturat e PD, pëpara nisjes së Foltores në Berat, tha se sipas projektligjit, Parlamenti i dorëzohet SPAK-ut dhe deputetët mund të ndiqen penalisht edhe kur nuk ka prova. Berisha ssqaroi se nuk është kundër Vettingut të politikanëve, por ai mund të bëhet në Parlament nga Komisioni i Etikës, duke mbledhur të dhënat për deputetët nga të gjitha institucionet e vendit. "Kjo qeveri në mënyrë më të pabesueshme, dramatike, ia ka dalë ç'është e vërteta të kapë peng kreun e opozitës, kreun e PD-së. Dhe ju e shihni vetë. Po marrim vetëm vetëm paketën e fundit, nuk ka turp më të madh në historinë 30 -vjeçare, thonë Parlamentin t'ia dorëzojmë SPAK-ut. Një çmenduri të tillë nuk e kanë as diktaturat, edhe ato e bëjnë në mënyrë pak më të maskuar. T'ju thuash se Vettingun do ta bëjë SPAK-u dhe të thuash se quhet i ndjekur penalisht edhe ai për të cilin nuk gjenden prova, siç është i shkruar në këtë ligj, nuk mund të ketë imagjinatë të një njeriu të lirë që mund të rrokë një propozim të tillë" goditi fort Berisha. Ndryshe nga viti 2018 kur Edi Rama dhe politikanët përreth tij ishin totalisht kundër këtij propozimi, kryeministri këtë herë e ka lënë të hapur mundësine e diskutimit rreth tij. Pikërisht kjo e ka bërë Berishën të aludojë se këtë herë ka qenë shefi i rilindjes që e ka kërkuar rikthimin e këtij propozimi: Këtë e pëlqen mendja e sëmurë e një njeriu që ka të gjitha pushtetet madje tani ka kapur edhe opozitën për fyti. Ai na imponon propozime të tilla që janë të turpshme për një forcë. Edhe partitë marksiste leniniste ekstreme, nuk do të pranonin një propozim të tillë". Me sa duket Berisha i trembet një plani të Bashës për të spastruar kundërshtarët e tij brenda PD-së përmes njerzve të Edi Ramës.“Foltorja” e Beratit, Berisha paralajmëron protesta masive për rrëzimin e Ramës
"Ai nuk mund të bëhet mbi rregulla policeske që hapin rrugën për marrjen peng të deputetëve. Si mund ti lihet në dorë një prokurori të gjykojë se u takove me X apo Y dhe të ketë të drejtën që edhe po nuk gjeti prova, të të trajtojë njësoj si një të ndjekur penalisht. Nëse nuk ka prova, thjesht je i pafajshëm", u shpreh Berisha. Dy ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një konference për media, deklaroi se duhet të jetë institucioni i SPAK-ut ai që do të kryejë Vettingun e politikanëve, në mënyrë që të bëhet shkëputje e krimit të organizuar nga politika.Ndryshimi i Kushtetutës/ Çfarë synojnë propozimet e Bashës
Basha theksoi se SPAK duhet të marrë si fillim më shumë se 200 politikanë të lartë, deputetë, kryetarët e bashkive, kryeministrin, kreun e kuvendit dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësimesh, sa i përket lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar.Por pikërisht futja në lojë e SPAK, që njihet tashmë për anshmërinë e tij të skajshme dhe frika se deputetët mund të seleksionohen sipas urdhrave të shefit të qeverisë, e ka bërë berishën të rreshtohet fort kundër nismës që PD ka shpënë në kuvend.
©Lapsi.al