Flash

Ndryshimi i Kushtetutës/ Çfarë synojnë propozimet e Bashës

Lapsi.al 18 October 2021
Ndryshimi i Kushtetutës/ Çfarë synojnë propozimet e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashai ka imponuar këtë të hënë grupit të tij parlamentar vullnetin për t'i çuar parlamentit një paketë propozimesh për ndryshimin e Kushtetutës. I vënë në presion nga Foltorja e Berishës dhe i trysnuar nga Rama dhe ndërkombëtarët, që duan ta ndryshojnë ligjin themeltar të vendit për të zgjatur mandatin e organeve të vettingut, Basha ka gjetur këtë lëvizje si më të përshtatshmen, për të shmangur morsën ku po e shtypin.

Lexo me tej:

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Sot deputetët demokratë kanë rënë dakord, ndonëse nuk i kanë votat për ta hedhur një hap të tillë, se Kushtetuta duhet ndryshuar për reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

"Grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore" tha Basha përmes një prononcimi për media nga selia blu, ku bëri publik tre amandamentet e miratuara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e sotme. Basha theksoi se amandamentet e miratuara fokusohen në reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

Por propozimi të cilit ai i kthehet prapë është ai për vettingun e politikanëve njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët. "Amandamenti për vettingun e politikanëve do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias" precizoi Basha duke propozuar se një gjë e tillë duhet të bëhet nga SPAK, i cili mendohet të hetojë  "pasuritë  e pajustifikueshme të politikanëve dhe lidhje e tyre me krimin".

Po pse erdhën këto propozime në mënyrë të beftë?

Së pari mendohet se Basha do të pushtojë skenën e të djathtës, ndërkohë që Foltorja e Berishës po i rrëmben përditë e më shumë deputetë dhe elektorat. Së dyti, nën këtë trysni ai duhet të durojë edhe presionin e ndërkombëtarëve, që së bashku me Ramën duan të ndryshojnë Kushtetutën për të zgjatur afatin e komisionit të vettingut. Në pamundësi ta hedhi këtë hap, sepse opozita ka qenë shumë kritike me selektivitetin dhe politizimin e vettingut Basha duket sikur po propozon një paketë shkëmbimi për marrëveshje.

Pikërisht këtë propozim bëri pak ditë më parë deputeti Oerd Bylukbashi kur tha se PD nuk mund ta votojë zgjatjen me dy vjet e gjysëm të KPK-së pa marrë asnjë gjë në këmbim.  

Por ndonëse bëri pak a shumë të njëjtën gjë i pyetur nga gazetarët Basha e refuzoi idenë se po bënte pazar.

“Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së”, tha Basha.

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Por interesant qe fakti se kur u pyet nëse në propozimin e PD për vettingun e politikanëve përfshiheshin edhe personat e shpallur non grata, kreu i PD-së i bishtnoi pyetjes (video poshte). Megjithëse do të ishte shumë e paimagjinueshme që ai të planifikonte të hiqte Berishën nga Parlamenti duke bashkuar votat me Ramën për të ndryshuar kushtetutën.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI