Flash

Rezultatet e Kosovës, bie Vetëvendosja, Prishtina në balotazh

Lapsi.al 18 October 2021
Rezultatet e Kosovës, bie Vetëvendosja, Prishtina në balotazh

Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, në zgjedhjet e së dielës nuk arriti të fitojë pa balotazh asnjë nga 38 komunat e Kosovés, ndonese do te marre pjese ne 12 balotazhe dje në disa nga to prin në rezultate.

Në Prishtinë kandidati i LVV-së, Arben Vitia do të përballet me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili doli i dyti në këto zgjedhje (foto lart).

Në Gjakovë, ish-kryetarja Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm, Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Lokalet, vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Në komunën që kishte qeverisur për katër vjet, në Prizren, Mytaher Haskuka i LVV-së do të garojë në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj.

Në balotazh me PDK-në, LVV-ja do të jetë edhe në Shtime. Qemajl Aliu që kërkoi për herë të parë votën e qytetarëve, do të përballet me kryetarin e deritanishëm të Shtimes, Naim Ismajli.

Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi i LVV-së është në garë me Ekrem Hysenin e LDK-së.

LVV-ja do të synojë fitore në balotazh edhe në Gjilan, me kandidatin Alban Hyseni, i cili do të përballet me kryetarin e deritanishëm, Lutfi Hazirin e LDK-së. Këto dy parti do të garojnë edhe në Fushë Kosovë dhe në Viti.

Nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së gati 43% e zgjedhesve nje pjesmarrje kjo shume me e ulet se ne 14 shkurt vendosen qe ne 17 komuna ta kene kandidatin fitues, ndërsa 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë që,do te mbahet pqs nje muaji.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna.

PDK fitoi Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Skenderajn.

LDK fitoi në Lipjan dhe Pejë.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI