Flash

Akuzat më të forta kundër Berishës nga mbështetësit e Bashës

Lapsi.al 13 October 2021
Akuzat më të forta kundër Berishës nga

Në luftën e egër që ka kapluar opozitën mes Berishës dhe Bashës ka edhe nga ata zëra publikë që janë renditur pro kryetarit aktual kundër kryqëzatës së liderit historik. Ka mes tyre zyrtarë të PD-së, ka nga ata që figurojnë në borderonë e kësaj partie, pasi kanë konsumuar dhe grimcat e fundit tek LSI-a, ka idealistë që mendojnë se do  të ishte katastrofë për PD një rikthim tek berishizmi, ka dhe ata që e konsiderojnë tabu kundërshtimin e diplomatëve amerikanë.

Lexo me tej:

Përjashtimi i Nokës/ Kush po e sulmon dhe pse fshihet Basha?

Lapsi.al është përpjekur të bëjë një përmbledhje të ideve që qarkullojnë në 'basho-sferë", duke qëmtuar në qëndrimet që kanë mbajtur editorialistët e zakonshëm të shtypit që janë shprehur kundër aksionit dhe foltores së Berishës. Pra ne jemi përpjekur të qmtojmë mendimet dhe idetë pavarësisht nga personi që i ka artikuluar ato. 

Deputeti më i ri i demokratëve, Agron Gjekmarkaj, një nga kritikët e parë të aksionit të Berishës, i cili ka deklaruar publikikisht se do ta ndërpresë angazhimin e tij politik nëse këtë beteje e fiton doktori e ka zhlerëzuar lëvizjen e tij duke u nisur nga fakti se ajo ka një shtysë vetjake. "Këtë proces ndryshimi nuk mund ta drejtojë Sali Berisha për aq kohë sa shtysë është interesi krejt personal. PD-ja ka nevojë për bashkim të gjerë njerëzish e alternativash, por jo si masë karshillëku ndaj SHBA-së....Nëse në krye të saj sot rikthehej Sali Berisha 77 vjeç ose një kukull e tij shanset e saj për të ardhur në pushtet janë zero, po kaq zero pranimi nga SHBA-ja" mendon ai.

Për  opinionistin Ergys Mërtiri të dy pjesët e PD së që po ndeshen tani duhet të ishin divorcuar shumë më herët pasi ato kanë qasje dhe filozofi të ndryshme. "Nga njëra anë kemi një PD radikale, berishiste, e cila kërkon një opozitë konfliktuale, revanshiste që këmbëngul me kokëfortësi në qëndrimet e saj, pa pranuar asnjë kompromis me realitetin". Duke e kragasuar me PD të cilës i prin Basha "që kërkon një politikë normale, institucionale e racionale, ku opozita nuk projektohet si rezistencë luftarake, por si alternativë për pushtet", Mërtiri bën edhe profilin e rymës berishiste: "Ajo i kundërvihet mjedisit përreth me një gjuhë agresive, linçuese, demaskuese, mbështetur mbi teori konspirative, e prirur të zgjerojë rrethin e armiqve ndërsa mban shtrënguar radhët e përkrahësve. E fiksuar mbi kauza dhe vokacione periferike, pa interes për një publik jopartiak, ajo priret drejt fondamentalizmit, tek i cili strehohet për të bindur veten se është në rrugë të drejtë, në kushtet kur nuk gjen përkrahje të gjerë shoqërore" shkruan ai.

Pak a shumë të njëjtin përcaktim për këtë grupim politik ka edhe një opinionist tepër aktiv në rrjetet sociale Vehap Kola. Ai e përshkruan flusin e lëvizjes së Berishës si një nismë pa të ardhme: "Objektifikimi i idesë së tyre politike tek z. Berisha e vulos edhe fatin e tyre si një rrymë romantike që është e destinuar të shkojë drejt zhdukjes në politikë. Sepse njerëzit nuk janë të përjetshëm, idetë edhe janë" thotë ai.

Andi Bushati:Pse edhe në më të keqen e saj “foltorja” e Berishës është me e shëndetshme se gjumi i Bashës

Ndërsa Artur Zheji që u rikthye si pro bashist që para zgjedhjeve mendon se pushteti i konsumuar i rilindasve të Ramës fërkon duart nga përçarja qëBerisha po i bën opozitës. Edhe në emisionet televizive edhe me shkrim ai fshikullon mendësinë konsprative të doktorrit që i buron nga pezmi i tij: “fabula e Doktorit” me argumente konspiracioni (marrëveshje e fshehtë Soros-Rama-Basha) dhe me një thikë që ngulet pas shpine, duket se po konsumohet me shpejtësi dhe po bie në përsëritje. Sepse është e madhe ngarkesa e tij emocionale, shpërthyese dhe pa vetëpërmbajtje. Me agresivitetin e tij të njohur, Doktori duket se i shkoi deri në fund mllefit të tij të papërmbajtshëm anti-Basha.

Kurse Preç Zogaj e ka bazuar krejt objeksionin që ai i bën Berishës në funksion të paprekshmërisë së politikave amerikane që ai ka në qendër të analizës së tij. Sipas Zogajt nëse berisha fiton PD-ja do të izolohej ndërkombëtarisht: "Sikur e gjithë anëtarësia e PD-së dhe mbarë votuesit e saj të bëhen në një mendje. Përtej fjalëve, në versionin e suksesit, kjo lëvizje s’do të bënte gjë tjetër veç do të zhvlerësonte sa të mundte instrumentin e shpalljes non gratta dhe do të rikthente në një nivel të panjohur deri sot krizën dhe luftën e ftohtë mes SHBA dhe PDSH-së.

Nuk duhet shumë inteligjencë për të kuptuar se kjo është një lojë e rrezikshme hëm për shanset e mposhtjes së pandëshkueshmërisë, hëm me zjarrin. Me shanset në kuptimin që gjithë të korruptuarit dhe të pasuruarit me abuzime dhe me mjete të tjera kriminale në Shqipëri, që presupozohen si kandidatë të mundshëm për t’u shpallur non gratta apo janë tashmë të nominuar si të tillë nga Departamenti i Shtetit, mezi po presin që Berisha ta fitojë me militantë betejën e tij dhe prej këtij momenti t’i tregojnë bërrylin non gratta. Pse jo të qeshin me të. Me zjarrin në kuptimin e pasojave të izolimit të PD nga SHBA" shkruan ai.

Pra këto janë argumentat kryesorë të atyre që e kritikojnë lëvizjen e berishës ndonëse ajo po ka një jehonë jo të zakonte në bazën e PD-së dhe se ne sondazhe rritja e liderit historik po shkon në përpjestim të drejtë me rënien e pikëve të Bashës.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI