Flash

Abuzim me tenderat/ Arrestohet ish drejtori i TVSH,Thoma Gëllçi

Lapsi.al 8 October 2021
Abuzim me tenderat/ Arrestohet ish drejtori i TVSH,Thoma Gëllçi

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të premte për llogari të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkak të pabarazisë në tendera. Në pranga kanë rënë dhe tre punonjës të tjerë.

Sipas SPAK, ata akuzohen për akuzat “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja (pa TVSH) të zhvilluar në vitin 2019 për blerjen e pajisjeve për kanalin “TVSH Agro”.

Prokuroria Speciale pretendon se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

"Nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. (Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj).

Gëllçi dhe 3 punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat duke i kundërshtuar ato.

Brenda 72 orëve ata duhet të paraqiten para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë të dhënë paraprakisht nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Thoma Gëllçi ka qenw ish drejtoi i Zwrit tw Popullit dhe mw pas drejtori i shtypit nw kryeministri kur Ilir Meta ishte shefi i qeverisw. Mw pas ai u largau pwr nw SHBA nga ku sipas akuzave tw opozitws miqwsia me vwllain e Edi Ramws e vendosi nw krye tw TVSH-sw. partia Demokratike ka publikuar edhe njw foto tw tyren nw SHBA.

"Kjo foto u keqpërdor dhe u tha se unë kisha lidhje me Olsin dhe ndaj u bëra drejtor. Olsin e kam njohur në SHBA, por prej Edit.

Njohje kisha me Edin, që kur punoja te “Zëri i Popullit”. Ai më shante shpesh atje nëpër refleksione kundër gazetës.

Ndërsa me Olsin jemi aty pasi ai bëri një operacion të dytë në zemër dhe që i doli me sukses. Ato birrat i morëm sa për foto se ai nuk mund të pinte”, – sqaroi athere Gëllçi në një intervistë për Tv Scan.

Ndwrsa ai u arrestua kryeministri gjendej nw njw intervistw televizive në emisionin “Zonë e Lirë” kur live Arjan Çani i ka njoftuar lajmin e arrestimit nga SPAK të ish drejtorit.

“Cili është komenti juaj” – e pyeti gazetari? “Tani këtu me ju po e marr vesh” – i tha kryeministri me një fytyrë me seriozitet të sforcuar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI