Flash

Zyrtarizohet emërimi/ Gledis Nano, 'njeriu i FBI' që pritet të drejtojë Policinë e Shtetit

Lapsi.al 5 October 2021
Zyrtarizohet emërimi/ Gledis Nano, 'njeriu i FBI' që pritet

Ashtu sikundër e deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, sa me ironi po aq edhe me humor, Ardi Veliut iu sos kandili në krye të Policisë së Shtetit, pas një periudhe të errët ku ai demonstroi veset më të këqija modelit se si nuk duhet të jetë kreu i trupës që kujdeset për rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri.

Lexo me tej:

Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve

Sikundër Lapsi.al ka raportuar të martën, në krye të Policisë u vendos Gledis Nanos, kreu iDepartamentit të Antiterrorit. Me një përvojë prej 17 vitesh në Policinë e Shtetit, 40-vjeçari me origjinë nga Skrapari do të ngjitet në majë të piramidës së uniformave blu. Që prej kohës kur u emërua në krye të Antiterrorit, kredencialet e Gledis Nanos janë rritur.

Jo më kot ai mori në verë të këtij viti edhe një vlerësim prej amerikanëve, me të cilët ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës. Ambasada amerikane në Tiranë publikoi fotot e dekorimit (poshte) shoqëruar me vlerësimin për Gledis Nanon, për merita të veçanta dhe ndihmën e dhënë për stafin e sigurisë së ambasadës. Me këtë rast pati edhe një ceremoni për Gledis Nanon, si prelud i asaj që pritej të ndodhte në këtë vjeshtë.

Gledis Nano

Për shkak të detyrës ai ka pasur një rol aktiv edhe në riatdhesimin e shqiptarëve prej kampeve në Siri. Ka udhëtuar bashkë me Ramën dhe ministrat e Brendshëm, Lleshaj e Çuçi, në Liban (shiko ketu intervisten e tij ne Opinion). Në krye të Antiterrorit ai përfundon kështu një cikël gati 5-vjeçar si drejtues edhe i operacioneve të tjera delikate. Kujtojmë këtu për shembull dëbimin e diplomatëve iranianë apo rusë nga vendi jonë.

Dosja e famshme e “Imamëve” është një tjetër çështje e hetuar prej tij. Qasja e tij ka shkaktuar shpesh kontradikta me aktivistë të islamit politik si Olsi Jazexhi.

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico Virginia.

Në dukje deri këtu le të themi që ka një karrierë të mirë dhe kredenciale të përshtatshme për të qenë në krye të Policisë së Shtetit. Ai kaloi edhe vettingun e figurës të organizuar nga ministria e Brendëshme në shkurt të 2020 ku antërët e komisioni deklaruan se gjetën zerro probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano.

Problemi është nëse Gledis Nano do t’i nënshtrohet apo jo vullnetit politik të Edi Ramës për të zbatuar ligjin, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të çuar para drejtësisë këdo që abuzon. Koha deri më tani ka treguar se drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë qënë vasalë të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, ushtarë të bindur të tyre deri në neveri, jo gardianë të ligjit sikundër duhet të jenë.

Përballë një prove të tillë do të jetë natyrisht edhe Gledis Nano nëse nesër merr firmën për të drejtuar Policinë e Shtetit ashtu sikundër thonë të gjitha burimet për Lapsi.al.

Sidoqoftë zor të besosh se do të kemi një kryepolic të pandikuar nga partia-shtet. Peshku është qelbur nga koka dhe sado integritet apo “gjak i ri” të vijë në krye të Policisë së Shtetit, mos prisni të këtë të papritura. Ndoshta nuk do të shohim më shfaqje të shëmtuara si ajo e Ardi Veliut që demaskonte për “çështje morali” nënën e një të mituri, por vetëm kaq. Beteja me krimin në Shqipëri bëhet gjithnjë e më e pamundur kur nuk ka një vullnet politik për ta luftuar atë. Rama ka treguar në këto 8 vite të pushtetit të tij se nuk e ka këtë vullnet. Dhe ndryshimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është thjesht një lëvizje e radhës e tij që nuk duhet të entuziasmojë askënd. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI