Flash

Emrat/ Deputetët demokratë që Berisha i mori Bashës

Lapsi.al 1 October 2021
Emrat/ Deputetët demokratë që Berisha i mori Bashës

Jo thjesht thelbi i vendimmarrjes së diktuar nga të huajt, por edhe mënyra e beftë se si Berisha u shpall i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ngjalli pakënaqësi dhe acarim mes demokratëve. Reagimi i militantëve qe impulsiv dhe u pa të nesërmen në mengjes, kur disa prej tyre iu kundëvunë Lulzim Bashës në oborrin e PD-së.

Në anën tjetër, Foltorja e Berishës po sheh një entuziasëm dhe energji që i kishte munguar takimeve të PD-së prej vitesh. Ajo që bie në sy që nga dita e parë është se demokratët që i përbetohen për besnikëri Berishës, po shtohen dhe bashkë me ta, edhe deputetët e PD-së.

Në Shkodër, nuk qe asnjë prej deputetëve të Partisë Demokratike të këtij qarku, megjithëse ishin aty një pjesë e mirë e ish drejtuesve të kësaj force politike ndër vite. Në takimin e Berishës ishin ish-deputetët e PD-së Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri. Mungonte kryetarja aktuale e Bashkisë, Voltana Ademi, por ishte nënkryetari Tonin Dedaj dhe ish-kryetarët e Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe Ormir Rusi. Në të njëjtën kohë mungonte Jozefina Topalli, por ishte vajza e saj Megi Topalli. Po ashtu, në takim ishin edhe pjesa më e madhe e kryetarëve të grup-seksioneve të PD-së.

Në po të njëjtën ditë, besnikërinë ndaj Berishës e konfirmoi deputeti i Korçës, Edmond Spaho i cili foli publikisht për bunkerizimin e PD-së. Spaho kërkoi hapje të Partisë dhe dëgjimin e antarësisë si rruga e vetme për të dalë nga kriza.

Pak ditë më parë ishte Oerd Bylykbashi që u shfaq në takimin e Foltores në Durrës, duke dalë publikisht në krah të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha. Në një status në Facebook, Bylykbashi sqaroi: Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij. Demokracia është ajo që vendosim sëbashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar sëbashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc. Përndryshe nuk është demokraci por autokraci.

Në Vlorë, ishte drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj që iu bashkua Foltores së Berishës. Leskaj nuk foli për mediat, por me praninë e tij në takim, u duk se e dha mesazhin për Lulzim Bashën, me të cilin kishte pasur pakënaqësi për listën e kandidatëve para zgjedhjeve.

Në Fier, ishte Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores së Sali Berishës, që lëshoi akuzat e forta për kryetarin aktual, Lulzim Basha nën ovacionet e militantëve demokratë. Pas takimit, Baçi tha se do ta kishte bërë të njëjtin veprim edhe 100 herë të tjera, pasi nuk kishte qenë dakort me vendimin e Lulzim Bashës. "Veprova në atë mënyrë, do të veproja 100 herë ashtu po të kthehesha mbrapa. Kjo solli rezultat pozitiv. Baza në Fier, njerëzit nuk janë dele për të qenë në rresht. Nuk kanë mendimin të jenë pro Bashës dhe pro Berishës.

Si veprim, përjashtimi i Berishës nuk është pritur mirë. Është vendim i marrë personalisht, i pakonsultuar, nuk pritej nga anëtarësia. Kjo i ka shokuar dhe ka sjellë turbullim të madh tek anëtarësia. Do të ishte më mirë që të kishin funksionuar forumet, që mblidhen dhe vendosin. Nuk është pritur mirë" tha deputeti demokrat i Fierit.

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi, dy deputetët më të vendosur për t'i dalë në krah atij, ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka. Të dy këta e pritën poshtë shtëpisë Berishën, një ditë pas vendimit, duke dhënë mesazhin se do të qëndronin krah tij. Pak orë më pas përjashtimit, Berishës iu bashkua edhe Tritan Shehu.

Mbetet për t'u parë nëse procesi që Berisha po vë në lëvizje brenda Partisë Demokratike do t'ia dalë të largojë Lulzim Bashën, por në anën tjetër besnikët e kryetarit aktual janë nën një presion të fortë nga elektorati i PD-së që e ka të pamundur të pajtohet me shkuljen e Berishës nga selia blu./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI