Flash

Skandali/ Propaganda e qeverisë do t'i marrë audiencën edhe policit të vdekur

Lapsi.al 29 September 2021
Skandali/ Propaganda e qeverisë do t'i marrë audiencën edhe

Pas mbledhjes së qeverisë, me një praktikë të paparë deri më tani, të gjithë ministrat e kabinetit janë shfaqur, përpara shkallëve të kryeministrisë për të bërë një bilanc të arritjeve të tyre.

Ky sfilim në tufë, natyrisht i urdhëruar dhe i konceptuar nga regjisori i tyre, ka përkuar në të njëtën kohë që disa metra më tutje, në Pallatin e Kongreseve, po zhvilloheshin homazhet për policin dëshmor, Saimir Hoxha. Si rezultat i këtij "përkimi rastësor" ekranet e televizioneve të lajmeve u ndanë në dysh dhe ministrat që parakalonin me radhë, Balluku, Manastirliu, Manja, Ibrahimi, Krifca, Kushi... konkuronin në audiencë me ata që përkuleshin me respekt para arkëmortit të oficerit që humbi jetën dje në Lezhë.

Edhe sikur këto dy evenimente, njëri që mëtonte të ngrinte lart sukseset e qeverisë dhe njëri që tregonte një shtet të rrënuar dhe me brekë nëpër këmbë, të ishin planifikuar në mënyrë të pafajshme në të njëjtën orë, kukullat e Edi Ramës duhet ta kishin anulluar këtë performancë aspak etike. Ato i kanë kamerat në dispozicion 24 orë të ditës, atëherë kur iu duhen dhe aty ku iu duhen. 

Por verbëria përpara nevojës për të shplarë trutë me propagandë, nuk i ndaloi as në një rast si ky, kur të paktën duhet të heshtnin në vend që t'i vidhnin edhe minutat e fundit të vëmendjes një dëshmori që dha jetën edhe sepse ishte pjestar i një policie jo profesionale bashibozukësh politikë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI