Flash

Analiza/ Situata në kufi me Serbinë ul tensionet Rama- Kurti

Lapsi.al 27 September 2021
Analiza/ Situata në kufi me Serbinë ul tensionet Rama- Kurti
Një javë tensione në kufirin Shqiptaro- Serb në Jarinjë dhe Bërnjak duket se i kanë ulur ndjeshëm tensionet që vazhdojnë prej muajsh mes dy kryeministrave Rama dhe Kurti. Vizita e shefit të qeverisë së Tiranës është karakterizuar nga një kujdes farmaceutik për të mos hapur polemika dhe shkaktuar tensione të panevojshme. Ndërsa në konferencën për shtyp Albin Kurti u mundua ta anashkalojë fare “Ballkanin e hapur” që është kthyer në mollë sherri mes Tiranës dhe Prishtinës, Rama e përmendi atë disa herë, por me kujdes duke theksuar se ndonëse mendojnë ndryshe për këtë pikë, kjo nuk i ndan dy kryeministrat. Madje i pyetur nga gazetarët kosovarë pwr termin "konspirativ" me të ciliin ai etiketoi Prishtinën në krah të kancelares Merkel, Rama tha se ai është keqkuptuar dhe keq interpretuar. Kryeministri shqiptar i shtoi në mënyrë të ndjeshme dozat e përkrahjes ndaj asaj cka ka bërë qeveria e Kosovës për reciprocitetin e targave. Ai u shfaq larg toneve pothuajse neutrale që mbajti në statusin e tij nga New Yorku ku i vinte të dy palët pothuajse në të njëjtin stad (Linku poshte).

Konflikti i targave/ Sa të ndryshme reagimet e Ramës dhe Vuçiçit! (deklaratat)

Lidhur me afrimin e ushtrisë serbe në kufi dhe fluturimin e avionëve Rama përdori ironinë:”Këto manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, siç pretendohet nga Beogradi, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së humbur, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë” tha ai duke shtuar: “Dua ta them qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, qysh nga çasti i parë që u shfaq ky konflikt, e drejta është më Kosovën dhe pikë”. I pyetur nëse ka komunikuar mbi këtë temë me presidentin serb, ai u përgjigj: “Nuk kam pasur një bisedë me Vucicin, apo sic thonë në mediat sociale me “vëllaun tim Vuqiqin” Këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq. Ne jemi në krah të Kosovës, sic është i gjithë komunitetit ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së njësive speciale për të bërë teatër me helikopter është lexim i gabuar”. Kryeministri shqiptar fajësoi forcat sllave për përshkallëzimin e tensioneve: “Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë të Kosovës. Mund të ma thoni çfarë do ambasadori rus?! Ky është një teatër, por një teatër i rrezikshëm, sepse është shkrepësja që ndez institucionet”. Situata e shtensionuar mes dy kryeministrave në takimin e përbashkët që zgjati rreth një orë e gjysëm u duk edhe në përshkrimin që ata i bënë marëdhënies me njëri tjetrin. “Albini nuk do ta pranonte kurrë etiketimin vëllai imi i vogël” tha Rama, ndërsa Kurti e tejkaloi për herë të dytë termin Open balkan kur iu përgjigj gazetarëve.

Albin Kurti zbulon temat e diskutimit me Ramën: U zotuam për koordinim dhe sinkronizim në gjithçka!

Ai shpjegoi se në takimin e përbashkët mes dy delegacioneve është forur më shumë për ekonominë, për zhvillimin e dy vendeve dhe projektet e përbashkëta:“As fjala Ballkan dhe as Serbi nuk u përmendën, por vetëm Kosovë e Shqipëri” tha ai duke theksuar se më shumë kishin diskutuar ministrat mes tyre për probleme konkrete. “Mos ua thuaj këtë gazetarëve se do e interpretojnë sikur Rama dhe Albini nuk flasin me njëri tjetrin” e mbylli konferencën me humor shefi i qeverisë së Tiranës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI