Flash

Basha i kundërpërgjigjet Berishës: "Ai dhe Rama dy anë të së njëjtës medalieje"

Lapsi.al 22 September 2021
Basha i kundërpërgjigjet Berishës: "Ai dhe Rama dy anë
Nëse Sali Berisha vazhdon ta quajë në tubimet e tij ish kryetari, lideri i thyer apo peng i Edi Ramës, Lulzim Basha ka vendosur ti'a kthejë në të njëjtën mënyrë. I pyetur për to nga gazetarët përpara selisë së PD-së për deklaratat e Berishës, ai ka vënë një shenjë barazimi mes kryeministrit dhe liderit historik të PD-së: Ai më akuzon njësoj si Rama, ato janë dy anë të së njëjtës medialie, ka qenë mesazhi i tij. "Për tetë vite më radhë Rama më ka akuzuar si kukull e Berishës, tani ai më akuzon si peng i Ramës. Asnjëra nuk është e vërtetë" ka thënë kreu i PD-së (video poshte). [video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/10000000_275187191090616_8718641746474615551_n-1.mp4"][/video] Me këtë deklaratë Basha po bën përpjekje për të pushtuar hapsirën e tij politike ndërmjet dy dinosaurve, një kryeministri tejet prezent në publik dhe mes rikthimit të zhurmshëm të Berishës, duke u diferencuar edhe nga njëri edhe nga tjetri. Shprehja e artikuluar me bindje dhe me ngadalësinë e një mesazhi që tenton të memorizohet ashtu sikurse duket edhe në videon sipër, se akuzat e Berishës dhe ato të Ramës janë dy anë të së njëjtës medalje, duke i vënë atë të dy në të njëjtin nivel, është një tregues i qartë. Nëse Berisha e akuzoi dje se po bën lojën e Ramës, Basha ia ktheu sot se ai përdor të njëjtat shpifje si kryerilindasi. Të martën nga Fieri, Berisha foli për një marëveshje në distancë mes tyre. "Ai nuk e dërgon kurrë këtë parti në fitore. Ju ftoj të shtrojmë një pyetje: Do u flas për gjuhën e kodit. Del një ditë kryetari i opozitës dhe zotohet se do ndryshojë Kushtetutën. Por çfarë do ndryshosh ti në Kushtetutë? Ku i ke votat për të ndryshuar Kushtetutën vetëm me 44 deputetë? Para dy ditësh, Rama krijoi grupin për ndryshimin e Kushtetutës. Pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti që të ndjek unë, se kjo është e imja. Nëse je kryetar i opozitës, çoje popullin në këmbë dhe kërko reformë territoriale, para zgjedhjeve lokale, mos u bë pjesë e lojës së Ramës” tha Berisha. Andi Bushati:Luli, nga çadra e berishizmit tek ajo e amerikanizmit Sot Basha ia ktheu se misioni i tij është pikërisht ky: rrëzimi i regjimit. Por, pyetja që po shtrojnë shumë demokratë, sidomos pas 25 prillit, reagimit të squllët për shitblerjen e votës dhe tani pas turit të Berishës është nëse Basha është në lartësinë e kësaj sfide. Me deklarataën e tij të sotme ku tenton të diferencohet njësoj si nga Rama po ashtu dhe nga Berisha, Lulzim Basha do të dëshmojë se po. Çështja Berisha/ Zbardhen debatet në grupin e PD Por ka një problem. Kjo nuk bëhet duke mos lejuar mbledhje kuvendi, votim dhe referendum demokratik brenda PD-së. Edhe në deklaratën e sotme ai pohoi se është i vendosur ti ndalojë ato: "Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur" tha ai.

A fiton dot PD me Amerikën kundër? Andi Bejtja përplaset me Preç Zogajn

E pra, nëse Basha do të bëhet vërtet lider ashtu sikurse pretendon, pra duke mos qenë as peng i Edit dhe as kulull e Saliut, ai nuk mund ta bëjë këtë nën sqetullën e Yuri Kim. Lulzim Basha nuk mund të anullojë demokracinë për të qëndruar në karrigë. Ai mund të jetë vërtet kryetar legjitim pasi ta mposhtë me votë Sali Berishën brenda PD-së. ©Lapsi.al   

Të këshilluara

Një muaj pushtet i talebanëve përmes fotove

Një muaj më parë qielli blu i Kabulit ishte i mbushur me balona shumëngjyrëshe dhe qyteti gëlonte nga zërat e fëmijëve që luanin të shkujdesur. E tërë kjo panor...

14:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI