Flash

Një muaj pushtet i talebanëve përmes fotove

Lapsi.al 20 September 2021
Një muaj pushtet i talebanëve përmes fotove

Një muaj më parë qielli blu i Kabulit ishte i mbushur me balona shumëngjyrëshe dhe qyteti gëlonte nga zërat e fëmijëve që luanin të shkujdesur. E tërë kjo panoramë ndryshoi, kur kryeqyteti afgan u pushtua nga talebanët. Mësymja agresive e tyre zgjati disa javë, e një e nga një qytetet filluan të bien teksa ushtria dorëzonte frontet ose arratisej pa shumë rezistencë. Grupi militant përfundimisht hyri në Kabul pasi ish-presidenti Ashraf Ghani dhe shumica e kabinetit të tij u larguan.

[caption id="attachment_655576" align="alignleft" width="508"] Aeroporti i Kabulit gjatë një prej evakuimeve ajrore më të mëdha të historisë, pas marrjes së vendit nga talebanëve më 15 gusht[/caption]

[caption id="attachment_655577" align="alignright" width="515"] Një nënë dhe vajza e saj presin fluturimin e tyre për të lënë Afganistanin[/caption]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë se 100,000 njerëz arritën të largohen nga vendi, të evakuuar përmes aeroportit ndërkombëtar ndërkohë ata që kanë mbetur janë të detyruar të përballen me një realitet të ri, krejt të pasigurt.

[caption id="attachment_655575" align="aligncenter" width="819"] Një vajzë afgane që sheh në sy dy talebanë teksa pret që të marrë një gotë lëng[/caption]

Dyzet vite lufte kanë shkatërruar Afganistanin, duke shkaktuar vetëm vuajtje, vdekje dhe varfëri të tejskajshme. Pas më shumë se dy dekadash talebanët u kthyen në pushtet, duke korrur një fitore që për ta simbolizon jo vetëm zotërimin e atdheut, por edhe mposhtjen e Amerikës. Në një nga muret kryesore të Kabulit është shkruar një parrullë që lexon: “Kombi ynë, me ndihmën e Zotit, ka nënshtruar Amerikën”. (Sllogani i shkruar në muret e Kabulit)

Përgjatë viteve populli afgan ka fituar pak, por humbjet nga ana tjetër janë të mëdha. Janë të shumtë banorët që janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe punët e tyre, për ta këmbyer të gjithë këtë me një të ardhme si refugjatë në kontinentin e Europës apo Amerikës. Megjithëse askush nuk dëshiron të largohet nga atdheu i vet, afganët nuk mund ta imagjinojnë përsëri jetesën nën sundimin e talebanëve, pasi ende e kanë të freskët brutalitetin e treguar nga grupi militant në vitet 1996-2001.

[caption id="attachment_655569" align="aligncenter" width="817"] Luftëtarët talibanë duke u lutur[/caption]

'Emirati Islamik' ende nuk ua ka mohuar arsimimin grave, por me formimin e një qeverie të re të përkohshme detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me udhëheqjen e ardhshme të vendit. Kështu është vendosur që gratë nuk duhet të studiojnë me burrat dhe muzika është shpallur e jashtëligjshme. Është rihapur Ministria për përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve. Dikur kjo ministri identifikohej si një zbatuese e rreptë e ligjit të sheriatit.

[caption id="attachment_655582" align="alignleft" width="668"] Luftëtarët talebanë vizitojnë kopshtin zoologjik të kryeqytetit[/caption]

 

Sa i takon gjendjes në kryeqytet, talebanët janë parë duke shëtitur në sheshet kryesore, duke vizituar kopshtin zoologjik dhe parqet argëtuese, kurdoherë me armën në sup. Ata qëndrojnë në grupe dhe bëjnë selfie së bashku, të ngazëllyer teksa eksplorojnë qytetin.

[caption id="attachment_655584" align="aligncenter" width="837"] Pjesa më e madhe e jetës së përditshme vazhdon siç ka qenë pëherë[/caption]

Flamuri i Afganistanit është zëvendësuar me emblemën e bardhë të "Emiratit Islamik".

[caption id="attachment_655585" align="aligncenter" width="717"] Fëmijët shesin flamuj talebanë dhe shirita në Kabul[/caption]

Gratë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të ri në shumë pjesë të qytetit, duke kërkuar të drejta për punë dhe arsim. Disa protesta kanë degraduar në dhunë fizike, kur luftëtarët talebanë kanë rrahur gra në turmë, ndërsa gazetarë janë arrestuar dhe fshikulluar.

[caption id="attachment_655586" align="aligncenter" width="707"] Gazetarët e së përditshmes EtilaatRoz u rrahën keq nga talebanët pasi raportuan mbi një protestë për të drejtat e grave[/caption]

Banorët e Kabulit tanimë nuk shqetësohen për shpërthime apo bombat e vrasjem por kritike për jetesën e tyre është bërë rritja e nivelit të varfërisë. Në tregjet kryesore të Kabulit, gratë shpesh shesin arin e tyre, për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. (e ilustruar në foton poshtë)

Paralajmërimin se shteti do të vijojë të zhytet në skamje e ka dhënë edhe Oganizata e Kombet e Bashkuara që parashikon se afro 97% e afganëve do të varfërohen brenda mesit të vitit të ardhshëm. Me largimin e trupave amerikane dhe të NATO -s, pjesa më e madhe e ndihmave është zhdukur, megjithëse donatorët e OKB-së kanë premtuar se do të japin shtesë edhe 1 miliardë dollarë fonde.

[caption id="attachment_655572" align="aligncenter" width="620"] 62-vjeçarja Aisha Nawabi me mbesën e saj në Kabul,[/caption]

Në periferi të Kabulit jeton 62-vjeçarja Aisha Nawabi, një grua që e mban mend mirë regjimin e mëparshëm të talebanëve.

"Sigurisht që ata nuk kanë ndryshuar," thotë ajo. Nawabi është e shqetësuar, por jo e pashpresë. Ajo pranon se përgjatë dekadave të fundit Afganistani ka ndryshuar. Naëabi beson se qasja në arsim dhe teknologji është rritur dhe vendi është hapur.

[caption id="attachment_655573" align="aligncenter" width="940"] Gratë afgane protestojnë kundër regjimit të ri[/caption]

"Këtë herë gratë nuk do të përulen. Kësaj radhe ato do të luftojnë për një të ardhme më të mirë, "tha Nawabi.

BURIMI: THE GUARDIAN

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI