Flash

Berisha u kërkon të falur demokratëve që i solli Bashën

Lapsi.al 16 September 2021
Berisha u kërkon të falur demokratëve që i solli Bashën
Kulmi i foltores së Sali Berishës ishte momenti kur ai u kërkoi solemnisht falje demokratëve për Lulzim Bashën. Në këtë moment salla ka shpërthyer në brohorima dhe me thirrjet: "Turp Turp". Pavarësisht se sa e sinqertë është ndjesa e ish kryeministrit, ai tha se ka qenë avokat i militantëve përballë Bashës dhe se nuk ka pasur djeni për projektin e tij për largimin e të gjithë bashkëpunëtorëve. Lexo me tej:

Armand Shkullaku: Përjashtimi i Berishës, vendim i fortë por akt i dobët

Berisha tha se ai i ka kërkuar dorëheqjen Bashës që në 2017. “PD ka 8 vjet që ka humbur çdo aksion 100 përqind. Ka 8 vite që ajo kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale. Kjo është PD në ditët e sotme. PD humbi zgjedhjet e fundit, në të cilat Edi Rama vodhi, bleu dhe grabiti dy herë më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2017. Po prapë duhet t’ia themi vetes të vërtetën në sy. PD nuk i fitoi zgjedhjet. Unë nuk mund të them atë që nuk është. Vëzhgim/ A e dobëson apo e forcon PD-në “përçarja” e Sali Berishës Ditën e zgjedhjeve në darkë, sondazhi më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë se për kë votuan në PD. Vetëm një e pesta e tyre thoshin se kanë votuar për kryetarin. Të tjerët për PD-në. E kundërta ishte në raport me partinë tjetër. Nuk mund të them që fituam se në këtë mënyrë nuk fitohet". Ai tha konkluzionin e brohoritur fort nga salla: "Humbe njëherë zgjedhjet, duhet të ikësh. Po humbe dy herë, duhet të ikësh dy herë,” tha Berisha.  Versioni konspirativ/ A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës Ai përmendi edhe njëherë fjalët e hapura nga kryetari se vendimet "de facto" i merrte Berisha duke e mohuar këtë. Ish lideri historik përsëriti edhe njëherë faktet që ka thënë ditët e fundit në intervista televizive dhe tha se do ta vazhdojë foltoren e tij me qytetarët: "ne duhet të betohemi këtu për shpëtimin e PD-së" tha ai përmes brohoritjeve dorëheqje dorëheqje. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI