Flash

Çarja në PD/ Grupi i Bashës u kthen faqen tjetër akuzave berishiane

Lapsi.al 15 September 2021
Çarja në PD/ Grupi i Bashës u kthen faqen tjetër

Vendimi i papritur për përjashtimin e Berishës nga PD nuk gjeti të papërgatitur vetëm ish-liderin e demokratëve. Edhe bashkëpuntorët më të afërt të Lulzim Bashës po e kanë të vështirë ta justifikojnë kryetarin, përballë akuzave berishiane për “pazare të fëlliqura me Ramën”, për “pabesi” dhe për “liderin e thyer” që duhet të dorëhiqet.

Besnikët e Lulzim Bashës, që kanë dalë në media janë të detyruar të flasin me një gjuhë të dykuptimtë, në njërën anë të justifikojnë largimin e Berishës nga partia, në anën tjetër të ngrejnë lart figurën e tij politike.

Lëvizja që Berisha sapo ka nisur brenda partisë e bën akoma më të vështirë pozicionin e secilit prej mbështetësve të Bashës, ndaj dhe arsyet e artikuluara mbi përjashtimin kanë qenë të ndryshme.

Vetë Basha nuk dha arsye konkrete veç presionit amerikan në deklaratën publike, por në mbledhjen e grupit parlamentar ai u tha deputetëve se gjatë takimit me Filip Reeker pati “më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij”.

Për bisedën që pati me Reeker, tha se kishte dëshmitarë Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun. Por kjo e fundit, gjatë një interviste për News24 nuk iu referua asnjë detaji domethënës të bërë të paraqitur nga zyrtari amerikan.

“Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për zotin Berisha nga SHBA-të do të ketë mbështetje e PD për ta ndjekur në rrugë ligjore dhe për të mos cënuar dinjitetin e z.Berisha” tha Tabaku.

Një linjë tjetër shpjeguese për përjashtimin e Berishës ka ndjekur kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, i ftuar në abc. Rushaj iu referua tërthorazi një qëndrimi që PD e kishte mbajtur më parë për Tom Doshin, sipas të cilit shpallja “non grata” nga SHBA mjaftonte për t’ia mohuar mandatin e deputetit nga KQZ.

“Duhet thënë se jashtë diskutimeve me presionin dhe kërkesat e ndryshme që kanë bërë partnerë tanë, është e rëndësishme që ne të kemi parasysh se ka pasur parasysh një standard. Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët. PD-ja, në mënyrë zyrtare ka kërkuar që çdo person që është pjesë e PD-së dhe është shpallur non-grata, të përjashtohet nga grupet parlamentare, dhe pse ne e dimë se Berisha nuk ka vend në atë listë, por ishin të tjerë ato që e përfshinë emrin e tij. Ne e aplikojmë standardin dhe kur bëhet pjesë për historinë tonë, Berisha për çdo demokrat konsiderohet si personi që bëri një betejë pa kompromis për rrëzimin e komunizmit. Cilësohet si personi që ka punuar dhe është personi kryesor që arriti sukses në nismat që ka marrë. Ka qenë një vendim i vështirë, por kjo tregon se PD-ja është e vendosur për të zbatuar një standard që vijon të na krijojë dhimbje” tha Rushaj.

Në një pozicion të vështirë ishte këtë të mërkurë Belind Këlliçi, pas peticionit të firmosur nga pjesa më e madhe e kryesisë së FRPD-së që kërkoi referendum për largimin apo jo të Berishës nga Partia. Por ndërsa i duhet të ulë gjakrat mes të rinjve të PD-së, Kreu i Forumit Rinor ka lartësuar edhe ai si të tjerët kontributin e Berishës.

“Për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO, për të antarësuar Shqipërinë për të marrë statusin kandidat, për të bërë rrugën e Kombit, për të liberalizuar vizat, arriti këto të gjitha të cilat mbajën firmën e padiskutueshme të Profesor, Doktor Sali Berishës. Askush nuk e cenon dot kontributin dhe rrugëtimin e lavdishëm të PD-së krahë Berishës”, është shprehur ndër të tjera Këlliçi.

Mungesa e një argumenti të fortë për një vendim të fortë, e dobëson retorikën e Bashës dhe të tijve në PD, ndërkohë që nga e enjtja Berisha synon t’i japë hov një dallge akuzash dhe sulmesh, së cilës strukturat drejtuese në PD nuk do t'i përgjigjen me të njëjtën gjuhë, por do t'i kthejnë faqen tjetër.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI