Flash

Detajet dhe kulisat / Përplasja Berisha-Basha: Bilanci i ditës së parë në parlament

Lapsi.al 10 September 2021
Detajet dhe kulisat / Përplasja Berisha-Basha: Bilanci i ditës së
Nëse ka një gjë që ka rënë në mënyrë ulëritëse në sy në ditën e parë të përplasjes Berisha Basha në parlament ajo ka të bëjë me mënyrën e sjelljes së dy liderëve. Njëri sillej si skuth që i fshehej përballjes, ndërsa tjetri ishte i gatshëm të ballafaqohej me të vërtetat. Lexo me tej:

Andi Bushati:PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

Lulzim Basha heshti para mikrofonëve të gazetarëve. Ai as nuk u përshëndet me ata pak demokratë që kishin dalë tek selia e partisë për ta njollosur me fjalët "turp, turp" për përjashtimin e orës së fundit ndaj liderit historik. Asnjë sqarim, asnjë mbajtje qëndrimi, as një komunikim jo vetëm me publikun por dhe mugesë respekti për ata mijra militantë që kërkonin një melhem për plagën e thellë të sapo hapur në forcën e tyre. Basha adoptoi një sjellje prej fajtori të zënë peng, i cili e ka të pamundur ta mbrojë vendimin që bën sikur e ka marrë vetë. Berisha pas seancës flet për pazare Rama-Basha: Kurthe për eliminimin e opozitarëve shqiptarë Edhe më karagjozë i nxorrën kamerat e TV-ve mbështetësit e tij. Ata dilnin nga selia e PD duke bërë sikur flisnin në telefon pa guxuar asnjëri të thoshte asnjë gjë për gazetarët. Ata deputetë që marshonin pranë makinave mbi 100 mijë euroshe të parkuar në oborrin e PD, ngjanin me disa kukulla të friksura që nuk ngriheshin dot në lartësinë e njerzve të votuar që duhet të japin llogari para zgjedhësve të tyre. Situata bëhej më komike kur televizionet i binin live numrave të telefonit të kerëve të PD-së dhe nga ana tjetër zilja ushtonte në boshllëk. Askush nuk e merrte përgjegjësinë për të folur për përjashtimin e liderit historik të PD-së. Nga ana tjetër, Berisha që u prit nga dhjetra mbështetës në hyrje të parlamentit nuk u mëdysh asnjë moment për të folur. Ai qe i gatshëm të përballej me akuzat i shoqëruar nga tre deputetë: Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka. Kush janë deputetët e PD që shoqëruan sot Berishën drejt Parlamentit "Ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha, në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë" tha ai dhe shtoi se do të niste një lëvizje të re: "Jam i bindur se demokratët shqiptarë me dinjitet, me vendosmëri do dinë të vendosin PD në pidestalin që meriton... Do marr cdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton" vazhdoi duke thënë se nuk e kishte problem të hynte në selinë e partisë që themeloi vetë dhe se formalisht ai ishte ende deputet i PD-së pasi vendimi i përjashtimit ishte i paligjshëm. FOTOLAJM/ Shikoni ku ishte ulur Berisha në sallën e kuvendit Pra, Berisha e akuzoi Bashën për shitje të opozitës në interes të Edi Ramës. A mund të mbetej kjo akuzë pa përgjigje? A duheshin sqaruar demokratët dhe shqiptarët për këtë? Të vetmet sqarime që Basha ka dhënë janë ato tejet absurde përpara grupit demokrat se ai ishte njohur me fakte që të tjerët nuk i dinin dhe prandaj ai e kishte marrë këtë vendim në të mirë të Berishës dhe të familjes së tij. Pra i bie që Basha ti dojë më shumë Lirinë, Shkëlzenin dhe Argitën edhe sesa babai e burri i tyre. Flet Lulzim Basha: PD sot ka vetëm një armik! Basha nuk dha tjetër sqarim. Ai po sillet si njeriu që do ta përtypë turpin me heshtje. Dhe këtu po e humb raundin e parë të betejës publike. Po të bësh një bilanc të asaj që ka ndodhur e gjithë vëmendja u përqëndrua tek Berisha  dhe të gjitha talljet, sharjet apo ironitë u akumuluan tek deputetët eunukë e memecë që nuk qenë në gjendje të mbronin vendimin që mbështesnin. Pyetja që shtrohet tani është: A e përballojnë dot opozitarizmin këto kukulla të pazonja? A janë në gjendje për betejë politike këta memecë që i lanë gjithë dritën e protagonizmit Berishës dhe mbetën vetë në hije që ditën e parë? Kjo betejë do të jetë shumë e gjatë por një gjë është e sigurtë nëse ajo fitohet nga grupimi pa shtyllë kurrizore që hedh gurin e fsheh dorën, opozitën e pret një lëngatë e gjatë. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI