Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ekskluzive/ Del letra drejtuar ambasadës së SHBA që e kthen në estradë reformën në drejtësi (faksimilet)

Lapsi.al 8 September 2021
Ekskluzive/ Del letra drejtuar ambasadës së SHBA që e kthen

Përditë e më shumë Shqipëria po i ngjan një republike bananesh, ku të gjitha problemet duhen zgjidhur nga selia e rrugës së Elbasanit. Dhe këtë shije të hidhur e shton edhe më shumë fakti se edhe njerëzit e “drejtësisë së re” sillen po në të njëjtën mënyrë. Lapsi.al aka arritur të sigurojë një dokument që gjyqtarët e Kolegjit të Posatçëm të Apelit, pra ata të shkallës së dytë të vettingut, i dërgojnë ambasadës amerikane. Ai mban vulën dhe firmën e kryetares Albana Shtylla (djathtas ne foto) dhe i niset zjnonjës Michelle Lakomy në zyrat e OPDAT pranë kësaj ambasade.

Po çfarë shkruhet dhe kërkohet aty?

Për të kuptuar këtë duhet ditur se për shumë nga njerëzit që bëjnë vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve, janë ngritur padi me pretendimin se ata nuk kanë plotësuar kushtetet për të kryer atë detyrë, dhe për rjedhim gjykimi që ata kanë bërë ka qenë i pa balancuar i padrejtë dhe jo profesional. Në letrën drejtuar ambasadës amerikane përmenden nominalisht vetëm rastet e gjykatësve të vettingut si Luan Daci (majtas ne foto) që u përfshi në një proces gjyqësor dhe Ardian Hajdari që është paditur penalisht në SPAK, por Lapsi.al ka mësuar se kjo listë me ankimime ndaj tyrë është më e gjatë.

Dhe tani çfarë kërkojnë nga ambasada këta gjyqatarë që në teori duhet të ishin aq të kulluar sat ë bënin gjithë pastrimin e drejtësisë së re shqiptare?

Ata pretendojnë se këto procese krijojnë presion, pengojnë dhe vonojnë punën e tyre në përfundimin me sukses të vetringut, ndaj kërkojnë nga diplomatët amerikanë që të ndërhyjnë në proceset që po zhvillohen ndaj tyre (paragrafi poshtë).

Por gallata nuk përfundon këtu, në paragrafin e mëposhtëm ata pretendojnë edhe ndërhyrje në proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj tyre.

Kjo letër që tregon si mendësinë prej vasali të atyre që duhet të ishin teorikisht ajka e drejtësisë shqiptare, po ashtu edhe pretendimin që ata mos trajtohen njësoj si qytetarët e tjerë (që për shkak të reformës që po zbatohet prej tyre) sorrollaten prej vitesh në procese gjyqësore ngre disa problem.

Së pari ajo është një dëshmi flagrante se askush nuk ka besim se drejtësia e re mund të veprojë në mënyrë të pavarur dhe prandaj në çdo hap kërkohet tutela amerikane.

Së dyti, për çfarë kërkohet kjo tutelë? Që SPAK-u apo gjykata e lartë të jenë profesionalë, të ndershëm dhe të zbatojnë ligjin. Po a nuk janë të përbarë këto organe nga njerëz të vetuar. A nuk duhet të ishin ata më të zotët dhe më të ndershmit? Po këta gjyqatrë të vettingut, a nuk i kanë filtruar vetë ata ndaj të cilëve tani po ankohen dujke kërkuar ndërhyrjen e OPDAT dhe ambasadës?

Kjo letër -kërkesë me një mendësi prej të nënshtruari është dëshmia më e qartë se “drejtësia e re” që u propogandua prej vitesh si mrekullia që do i zgjidhte në mënyrë të pavarur çështjet që kishte në ngarkim nuk mund të funksionojë pa shkopin dirigjues, që shpesh është ai i politikanëve të lartë e nëse jo ai i diplomatëve kalimtarë në Shqipëri.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI