Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Vizita në Tiranë/ Dhurata që Anxhela Merkel sjell për Ramën

Lapsi.al 9 September 2021
Vizita në Tiranë/ Dhurata që Anxhela Merkel sjell për

Vizita e fundit e Angela Merkel, në 14 shator, në Tiranë duket se po sjell një dhuratë të vyer për Edi Ramën. Jo me prezencën, por me mungesën e ardhshme të saj. Ky do të jetë mandati i fundit i kancelares jetëgjatë dhe për më tepër zgjedhjet e përgjithshme të 24 shtatorit në Gjermani mund të sjellin në pushtet social demokratët e Olaf Scholz, në dëm të koalicionit të së djathtës, me kandidat për kryeministër Armin Laschet.

Asnjëherë konservatorët nuk kanë qenë kaq të ulët në sondazhe. Sipas anketimit të ARD-Deutschlandtrend 2 shtator, vetëm 20% gjermanëve planifikojnë të votojnë për Bashkimin Demokristian (CDU) të Merkelit dhe për aleatin e saj bavarez (CSU). Ata ishin 27% në fillim të gushtit, por rënia me sa duket vazhdon. Partisë Social Demokratike (SPD) i janë shtuar së tepërmi mundësitë për krijimin e një koalicioni "red-red vert", duke kombinuar SPD, të Gjelbrit dhe partinë radikale të majtë, "Die Linke".

Ky opsion nuk është përjashtuar nga social demokrati Olaf Scholz, ndonëse ai konsiderohet shumë i moderuar. Nëse ai fiton, alternativa të tjera janë të mundshme, si psh. një aleancë me të Gjelbrit dhe Liberalët e FDP -së. Por perspektiva të një koalicioni të madh mes të majtës dhe të djathtës, siç ka qenë deri me tani, po duket gjithnjë e më e largët.

Lexo me tej:

Profil Wadephul/ Njeriu pranë Merkel që po kërcënon Edi Ramën

Dhe kjo rokadë ashtu sikurse do të ketë impaktin e saj në të gjithë Europën, nuk do të kalojë pa pasoja edhe në Shqipëri. Deri më tani, e djathta e kancelares Merkel, që drejtonte në Berlin ka qenë shumë më pranë opozitës dhe optikës së saj për gjendjen në Shqipëri. Nëse ka pasur një segment të faktorit ndërkombëtar që i ka hapur telashe Edi Ramës, madje më shumë se Brukseli dhe Uashingtoni të marra së bashku, ajo është gjendur pikërisht në të djathtë të Bundestagut.   

Për herë të parë, parlamenti gjerman, që në nëntor 2016 paraqiti me anë të kryetarit të  Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum, një paketë kushtesh për përparimin e vendit drejt BE-së. Ndonëse Edi Rama e zhvlerësoi këtë emisar të Berlinit si një përkthyes që kumtonte në gjermanisht ato që PD recitonte në shqip, gozhda që ai nguli nuk shkulej më kollaj.

Profil / Kush është Krichbaum, deputeti i Merkel që po përplas Ramën me Bashën

Shtator 2019  kushtet për hapjen e negociatave, të frymëzuara nga Gjermania, u shtuan dhe u bënë nëntë.

Atyre 9 kushteve i’u mbivendosën, në 2020 edhe plot 6 të tjerë, që nisen që nga kërkesat për burgosje të politikanëve të lartë, që nga tërheqja e ligjit fashistoid për mediat online, që nga pakësimi i azilkërkuesve e deri tek plotësimi i të drejtave të qytetarëve minoritarë.

Po ashtu, ka qenë e djatjta gjermane e cila i kërkoi presidentit Meta me gojën e Wadephul anullimin e datës së zgjedhjeve moniste lokale, po ajo që mbështeti botimin e përgjimeve për vjedhjen e zgjedhjeve me banditë, në gazetën Bild, po ajo që kërkoi respektimin e marëveshjes së 5 qershorit, kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dhe ajo që së fundi prishi planin e Ramës, Thaçit e Vuçiçit për të sunduar Ballkanin duke ndarë Kosovën.

Kërcënon Gjermania: Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë hapjen e negociatave

Pra nëse vërtet ka pasur një digë ndërkombëtare kundrejt autoritarizmit dhe pushtetit absolut të Ramës ajo i ka pasur themelet tek e djathta gjermane e kancelares Anxhela Merkel. Qoftë për arsye politike, qoftë se ishin të motërzuar me PD-në në familjen e partive popullore, CSU-CDU nuk kanë reshtur të ngrinin zërin kundër shtrembërimeve të demokracisë në Shqipëri. 

Tani, në prag të zgjedhjeve të reja në Gjermani, kur mundësitë e fotores së zgjedhjeve nga trashëgimtari i Merkel, Armin Laschet, duket më të vogla se kurrë,  y ndryshim nuk ka gjasa të kalojë pa ndikim edhe tek ne. Kritikët më të mëdhej të Edi Ramës në Eurpoë nuk do të kenë më, me sa duket, pushtetin që kanë pasur.

Dhe në fakt, vizita e lamtumirës në 14 shtator e kancelares në Shqipëri jep pikërisht këtë mesazh. Anxhela Merkel nuk do të vijë këtu për të përshëndetur shefat politikë të Ballkanit, ajo do të udhëtojë për të shënuar fundin e një epoke.

Dhe dhuratë më të madhe nga kjo vizitë Edi Rama nuk mund të priste. Sepse fundi i sundimit të CDU-CSU-së është mbyllja e një kapitulli politik që në tetë vite i hapi telashet më të mëdha pushtetit të tij.

©Lapsi.al    

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI