Flash

Çahet Partia Demokratike, Berisha grup kundër Bashës brenda partisë

Lapsi.al 10 September 2021
Çahet Partia Demokratike, Berisha grup kundër Bashës brenda

Një çarje e madhe ka nisur të marrë formë në PD, që nga momenti kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar, duke ndezur gjakrat në selinë blu si kurrë më parë kundër një vendimi që vjen nga zyra e kryetarit.

Si Basha, ashtu dhe Berisha dolën në publik këtë paradite në rrugën drejt parlamentit duke shfaqur forcën. Basha i shoqëëruar nga deputetët e sapozgjedhur, i rrethuar me disa nga më besnikët e tij. Rrugës drejt parlamentit, ai doli në oborrin e PD-së nën shoqërinë e Zef Hilës, Orjola Pampurit, Kreshnik Çollakut etj. Në kuvend, u ul mes dy nënkryetareve Grida Dumës dhe Jorida Tabakut, ndërsa në dalje ishte nën shoqërinë e sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhit dhe deputetit Ervin Salianji.

Basha ka mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar, por zërat kundër nuk munguan brenda grupit parlamentar. Edi Paloka dhe Flamur Noka u panë poshtë shtëpisë së Sali Berishës, në momentin që ai nisej drejt parlamentit këtë mëngjes. Dy deputetët shoqëruan Berishën edhe në oborrin e parlamentit, kur iu bashkua edhe Tritan Shehu. Një zë që nuk duhet shpërfillur është ai i militantëve, që u rreshtuan përkrah liderit historik, menjëherë pas vendimit për ta përjashtuar. Disa prej tyre e pritën Lulzim Bashën në oborrin e PD-së, duke e sharë dhe ofenduar sapo ai doli nga zyra.

[video width="640" height="288" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/Basha-ne-oborr.mp4"][/video]

Fyerjeve të vazhdueshme si "legen", "injorant" dhe thirrjeve në kor për "turpin" e përjashtimit të Berishës, Lulzim Basha nuk iu përgjigj, por vazhdoi rrugën. Në hyrje të parlamentit, disa dhjetëra militantë të tjerë, pritën Sali Berishën, i cili i ka përshëndetur me dy gishta.

[video width="426" height="234" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/Berisha-parlament.mp4"][/video]

Lideri historik i demokratëve, shpërtheu në akuza ndaj kryetarit aktual Lulzim Basha, duke konfirmuar se ndarja e PD tashmë është pa kthim. Berisha foli për "pazare të fëlliqura" mes Bashës dhe Ramës dhe për një marrëveshje okulte mes të dyve. Ai tha se do të mbetej pjesë e PD-së, ndërsa paralajmëroi një lëvizje statutore brenda partisë për atë që e quajti "rikthim të PD në piedestal".

Pavarësisht vendimit të fortë që ka marrë, Basha ka preferuar të qëndrojë në heshtje. I vetmi prononcim është dhënë rrugës për në kthim në Partinë Demokratike. "I vetmi armik që ka PD është Edi Rama" ka thënë Basha, para të cilit dora e shtrirë e Edi Ramës, duket më afër se kurrë.

Në sallën e parlamentit, pranë Berishës qëndroi Tritan Shehu, ndërsa një ulëse më tej ishte Monika Kryemadhit. Bashkë ata shihen si bërthama e një kampi më të ashpër kundër Edi Ramës në parlament, ndërsa Lulzim Basha ia ka dalë të krijojë profilin e një linje më të moderuar në opozitë.

Mbetet për t'u parë se si do të konkretizohet kjo çarje e opozitës në mandate deputetësh, por si rrallëherë, Edi Rama kishte luksin të fliste i qetë dhe me bonsens me gazetarët që e rrethuan në oborrin e parlamentit. Ai foli për qëllime të larta që duhet të përmbushë në mandatin e tretë qeverisës, për shpresa dhe ëndrrat e qytetarëve, duke iu shmangur një komenti të drejtpërdrejtë mbi tensionet brenda opozitës. Sidoqoftë "dora  ime mbetet e shtrirë për Lulzim Bashën" u shpreh Rama, i ndërgjegjshëm se tani është më e lehtë të përmbushet thënia se njëra dorë lan tjetrën e të dyja, lajnë fytyrën./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI