Flash

Përjashtimi i Berishës/ Kush flet pas maskës Yuri apo Luli (video)

Lapsi.al 17 September 2021
Përjashtimi i Berishës/ Kush flet pas maskës Yuri apo Luli
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më kontradiktore bëhen qëndrimet lidhur me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Lulzim Basha vazhdon ti mbahet qëndrimit se ai e mori aktin ekstrem me zemër të thyer, dhe i detyruar nën trysninë e amerikanëve. Edhe mbrojtësit e tij publikë, argumentojnë se ai nuk kishte rrugë tjetër, se ky qe një vendim i dhimbshëm për të shpëtuar partinë, se në të kundërt PD do të izolohej e do të kishte të gjitha koseguencat e një force politike të etiketuar si anti amerikane. Lexo me tej: Andi Bushati:Shtatë alibi të mbrojtësve të Bashës kundër Berishës Por, të enjten ka ndodhur një surprizë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ambasadorja Kim u pyet drejtpërdrejt nga gazetari Armand Mero për këtë pretendim të Bashës si dhe për hipotezën e asaj që mund të ndodhte nëse PD nuk e përjashtonte Berishën. Ajo i lau duart duke e kaluar përgjegjësinë mbi Bashën dhe PD. Ajo tha se ata duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Madje përmendi edhe Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s duke nënkuptuar se politikanët e saj nuk mund të sillen si fëmijë që i merr përdore tutori (shiko videon poshte). [video width="1024" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/YURI-KIM-VOA.mp4"][/video] Pra sikurse shihet nga fjalët e sa,j Yuri e lë të gjithë përgjegjësinë mbi shpatullat e cfilitura të Lulit. Natyrisht, versioni i saj nuk mund të merret si i mirqenë. Vetë Kim shkoi tek selia e PD, sapo Berisha u shpall non grata dhe kërcënoi se demokratat nuk mund të hanin bar për hir të mbrojtjes së një njeriu. Konfirmime të disafishta për Lapsi.al vërtetojnë se mbi dhjetë deputetë demokratë janë thirrur në selinë e ambasadës dhe u është kërkuar përjashtimi i liderit të tyre historik. Pastaj edhe përshëndetja e njëhershme e aktit të Bashës për duke e konsideruar si një veprim që "meriton respekt" është tejet domethënëse.

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së/ Reagon Ambasada e SHBA: Vendim i vështirë nga Basha, meriton respekt

Pra nuk ka dyshim se trysnia amerikane ka qenë e fortë, madje edhe me metoda ekstra demokratike për një vend sovran dhe që do të sillet si anëtar i NATO-s. Në këtë pikë fjalët e ambasadores Kim mund të jenë qoftë një tërheqje e pasinqertë, pasi ka arritur qëllimin, qoftë edhe një justifikim para ambasadorëve të tjerë perendimorë që gjenden në Tiranë dhe që kanë mbetur të shock-uar nga kjo trysni brutale e denjë për një republikë bananesh.

Blendi Kajsiu: Reagimi i Berishës tregon se ai duhej përjashtuar

Por, sido që të jetë e vërteta e ambasadores Kim, në pohimin e saj ka një gjë të vërtetë. Ekzekutuesi dhe përgjegjësi i vetëm i përjashtimit të Berishës, mbetet Lulzim Basha. Ambasadorja rrefuzoi të na tregojë publikisht se cili do të qe reagimi i SHBA-ve nëse kreu i PD-së vepronte ndryshe. Ndërsa argumenti më i fortë që ka deri më sot Basha dhe mbrojtësit e tij është se ai e shpëtoi PD-në nga bomba bërthamore që Amerika do të lëshonte mbi selinë e SHQUP-it. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI