Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi
Ambasadorja amerikane u konformua me prishjen e paktit nga Rama ndonëse menjëherë pas nënshkrimit të tij kishte deklaruar në një intervistë në Top Story: “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e besimit të vënë”. Por kur gjithçka mori fund dhe socialistët i votuan në mënyrë të njëanshme në 30 korrik, ndryshimet e kushtetutës, pra kur u bë fakt për këdo se kryeministri nuk do të ndalej për ndryshimin e rregullave të lojës në favor të tij, ambasadorja ishte e vetmja që sillej sikur nuk kuptonte se ç’po ndodhte. Ajo kërkoi që edhe pas faktit të kryer, diskutimet duhet të vazhdonin, në vjeshtë, në këshillin politik. “Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve”, tha ajo dhe shtoi nje kercenim qe gjendet ne arkivin e Laps.al, ndonese nuk u vu ne jete kurre: “Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”.Miratohet me 100 vota 5 qershori. ShBA ndryshe nga Europianët
Edhe në këtë pikë ambasadorja Kim pati diferenca të thella me qëndrimin e diplomacisë europiane që i kushtuan më shumë vëmendje vërejtjeve të opozitës duke theksuar se ndryshimet shtesë për ndalimin e koalicioneve “nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, duhet të bëhet me pjesmarrjen e të gjitha palëve, dhe dhe ajo që u arrit nuk duhet shmangur. Në këtë drejtim komisioneri i BE për zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi: “Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen“. Por si për ironi të fatit, mdryshe nga komisioneri për Zgjerimin në deklaratën e ambasadës ku përshëndeteshin ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkruhej: “Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian”. Pra komisioneri i Brukselit kishte rezerva, Ambasada amerikane e quante një hap më pranë BE-së. Vështirë të kuptohet! Kjo situatë qesharake, kur amerikanët e duan Shqipërinë në BE më shumë sesa vetë Europianët u vu re edhe në dhjetorin e vitit që shkoi. Në atë kohë Brukseli ia mbyll derën për herë të shtatë me radhë Shqipërisë, pasi Tirana zyrtare as nuk e kishte kryer reformën zgjedhore me konsensus, as kishte plotësuar kushtin tjetër për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare siç ishte ngritja e gjykatës së Lartë dhe asja kushtetuese. Kjo e kishte detyruar Anxhela Merkelin të shprehej: “Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se (konferenca e parë ndërqeveritare-shënim i Lapsi.al) do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt…”. Por që kjo shtyrje e radhës të mos dukej si ndëshkim për qeverinë u kujdes vetë Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metju Palmer. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në 4 dhjetor 2020 zyrtari i Departamentit të Shtetit e quajti një “hap logjik” caktimin e datës për Konferëncën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. “Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord marsin e kaluar për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik” beri Palmer deklaraten qe gjendet ne arkivin e Lapsi.al.Refuzimi për negociatat/ Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës
Dalë ngadalë po afroheshin zgjedhjet dhe as Palmer dhe as Yuri Kim nuk e panë me vend të flasin, as kur shpërtheu skandali i patronazhistëve, as kur SPAK dhe Prokuroria bënin ping pong me njëri tjetrin për të hetuar bandat e Elbasanit që dhunonin opozitën, madje as kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u soll si një kamikaz i rilindjes duke fshehur provat për vrasjen politike të Elbasanit. Gjithçka u duk e qartë pasi dolën rezultatet e 25 prillit. Ndërkohë që disa ambasadorë si ai i Gjermanisë apo Britanisë së madhe, pasi dëgjuan raportin e OSBE ODhitit, kërkuan që “të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri” për diplomatët e ShBA shitblerja nuk kishte asnjë vlerë. për ta më e rëndësishme ishte të respektohej ai rerzultat me vota të blera. Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkroi në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila sa për të larë gojën shtoi edhe këto fjali: “Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”. Pikërisht në këtë kohë, kur opozita ishte futur në një debat se si do të përballej me faktin e shtrembërimit të rezultatit, duke shkuar në parlament apo duke organizuar protesta, ashtu si rastësisht erdhi dhe vendimi përçarës prej Amerikës, për shpalljen non grata të Sali Berishës. Këto janë përplasjet madhore kur diplomatët amerikanë nuk kanë luajtur rolin e arbitrit, por kanë qenë palë me regjimin e Tiranës. Por, përpos tyre ka dhe plot detaje të vogla që e plotësojnë pazllin. Kushdo e mban mend mitingun e madh të marsit që organizoi presidenti Meta në mbrojtje të kushtetutës. Për të zbehur përmasat e tij që shqetësonin qeverinë, Yri Kim krijoi polemikën se presidentit nuk i takonte të mbante flamurin e SHBA-së në sfond.
Edhe në betejën e Metës me Ardian Dvdoranin, ndonëse Komisioni i Venecias i dha të drejtë presidentit dhe vërtetoi se ish gjyqtari i larë ishte sjellë si kamikaz i rilindjes për të bërë emërtime në shkelje të ligjit me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ambasada nuk nguroi ta shpallë “hero të reformës në drejtësi” ata që në vitet ‘90 kishte dënuar njerëz për hedhje të bustit të Stalinit.
Por më e rënda dhe flagrantja është se ambasada doli në krah të Edi Ramës edhe kur ai u përball me protestat e adoleshentëve pas vrasjes së Klodian Rashës. Atëhere e vetmja rrugë shpëtimi e propogandistëve të qeverisë me qëllim që të ulnin valën e zemërimit të të rinjve qe shpifja se këto trazira po i udhëhiqte opozita.
Ambasadorja amerikane u vu me dëshirë në funksion të kësaj ideje. Ajo, duke u bërë thirrje palëve politike, pra duke shtrembruar realitetin e një përballje të adoleshentëve me qeverinë tregoi me gisht ish pushtetarët që frymëzonin dhunën. Fiks pra atë që i duhej Ramës.
Vetëm pasi ke parë këtë ekspoze e kupton se pse në fjalimin e tij të fundit kryeministri bëri një diferencim mes Europës dhe SHBA duke theksuar se kritikat ndaj tij, kanë kohë që nuk pinë ujë përtej oqeanit.
©Lapsi.al