Flash

Targat/Tensione në kufirin Kosovë-Serbi. Flet Kurti, reagon Vuçiç

Lapsi.al 20 September 2021
Targat/Tensione në kufirin Kosovë-Serbi. Flet Kurti, reagon

Policia e Kosovës që shkull në kufi targat serbe të veturave dhe i zëvendëson ato me targa të përkohshme. Pakica sebe që bllokon rrugën dhe proteston për ndalimin e lëvizjes së lirë. BE që me anë zëdhënësit të saj i bën thirrje palëve që të qetësojnë gjakrat. Vuçiç që vendos të mbledhë të martën këshillin e sigurisë kombëtare.

Kjo është pak a shumë situata e fundit mes Kosovës dhe Sebisë. Ajo ka ardhur pas një vendimi të qeverisë së Albin Kurtit për të mos lejuar më qarkullimin në territorin e saj me targa serbe, si pasojë e masës së reciprocitetit, pasi edhe serbët nuk i lejojnë kosovarët të kalojnë në territorrin e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti e shpjegoi sot në kuvendin e Kosovës vendimin e qeverisë së tij. Ai tha se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo lloj targe, përveç atyre RKS.

Kryeministri Kurti tha se pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmorri veprimet e nevojshme për konfisikimin e të gjitha targave ilegale brenda Republikës së Kosovës.

“15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat përveç atyre RKS. Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021, ka ndërprerë dhënien e tabelave KS, sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfisikimin e të gjitha tabelave ilegale brenda Republikës së Kosovës, sikurse edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Pavarësisht se çfarë nacionaliteti kanë poseduesit e makinave me tabela jo valide, ato po konfiskohen. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme. Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë u pat arritur ne vitin 2011 që u finalizua në Bruksel më 2016. Nga ajo kohë, Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet, përfshirë edhe procesin për lehtësimin e regjistrimit të automjeteve" tha ai duke shtuar se reciprociteti në fjalë nuk ka për qëllim që të provokojë destabilizim.

Por serbët lokalë janë ngritur në protestë në pikën kufitare të jarinjës dhe atyre iu bashkau edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq. Ai tha para serbëve kishin lënë lënë automjetet e tyre në rrugë ka kërkuar ndërhyrjen e Beogradit hde të autoriteteve të BE.

Menjëherë presidenti i Serbisë, Aleskander Vuçiç, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjes, sipas gazetës serbe “Novosti”.

Sipas sipas gazetës, në këtë takim është i ftuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura. Ngjarja duket se ka alarmuar edhe Brukselin.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Një muaj pushtet i talebanëve përmes fotove

Një muaj më parë qielli blu i Kabulit ishte i mbushur me balona shumëngjyrëshe dhe qyteti gëlonte nga zërat e fëmijëve që luanin të shkujdesur. E tërë kjo panor...

14:02

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI