Flash

Kim në zyrën e Bashës/ A mund ta ndalë ambasadorja çarjen e PD-së?

Lapsi.al 24 September 2021
Kim në zyrën e Bashës/ A mund ta ndalë ambasadorja

Pakënaqësia mes militantëve për përjashtimin e Berishës, entuziasmi në “Foltoren” e Tiranës dhe Fierit, mirëkuptimi që Berisha gjeti mes kryetarëve të degëve dhe deputetëve, nisma për mbledhjen e 1500 firmave për Kuvendin Kombëtar ngjajnë me etapat e një krize që përshkallëzohet brenda Partisë Demokratike dhe nga e cila do të marrë formë një ndarje përfundimtare mes dy grupimeve.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku udhëtoi së bashku me Edi Ramën, ambasadorja Juri Kim pati një takim në zyrën e Lulzim Bashës dhe nga aty iu drejtua me një mesazh mbështetësve të PD-së. Kësaj radhe u foli me një gjuhë më të zbutur, por pa hequr dorë nga etiketimi i nënkuptuar Sali Berishës si “këmba që ka ngecur tek e kaluara”.

Ambasadorja i joshi demokratët me mirazhin e fitores së ardhshme në zgjedhje, për të riparuar çfarë mundet nga besimi i thyer mes mbështetësve të Partisë Demokratike, për identifikimin e amerikanëve si përkrahës të Ramës dhe përçarës të opozitës.

“Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet” u shpreh Kim.

Por megjithëse ndryshoi qasjen me mbështetësit e PD-së të cilëve në vizitën e mëparshme u kishte thënë të mos hanin bar, ambasadorja iu përmbajt linjës së sulmit ndaj Berishës. Ajo foli për luftën ndaj korrupsionit dhe iu përgjigj pretendimeve të Berishës për cënim të sovranitetit, duke kujtuar presidentin Wilson në 1919, falë të cilit Shqipëria fitoi ekzistencën e saj, kur pjesa tjetër e botës donte që ajo të zhdukej.

“Atyre që janë përpjekur ta vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit të Shqipërisë do t’iu thoja “E keni gabim!” Populli Shqiptar e di që e keni gabim. Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë” ishin fjalët e ambasadores, që fiku edhe hamendësimet se “non grata” për Berishën, mund të tërhiqet një ditë, siç ka ndodhur me emra të tjerë në të shkuarën. Kim kërkoi një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe sipas saj, “nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara”.

Qëndrimi ishte një mbështetje direkte për Lulzim Bashën dhe një mesazh për demokratët, se ata nuk mund ta arrijnë fitoren nën udhëheqjen e Sali Berishës. Por a mjafton retorika e Yuri Kim për të mbajtur të bashkuar Partinë Demokratike?

Berisha ka paralajmëruar një “Foltore” tjetër, të shtunën pasdite dhe energjinë që transmeton ish lideri i PD-së në ditët e tij më të vështira, Lulzim Basha nuk ka arritur ta ngjizë në asnjë moment të drejtimit të PD-së tek demokratët. Në anën tjetër, akuzat e forta të Berishës, që përmend “pabesinë”, “tradhtinë”, “pengmarjen e kryetarit”, ka gjetur mbështetje edhe tek disa deputetë dhe zyrtarë të strukturave të PD-së.

Yuri Kim u largua nga oborri i PD-së duke lënë pas selinë qëndrore të një partie opozitare, që nuk është kurrkund përballë qeverisë, por që me përçarjen e saj i garanton ambasadës vazhdimin e projektit më të rëndësishëm dhe më të kushtueshëm në të cilin është investuar vitet e fundit: reforma në drejtësi./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI