Flash

Java nis me dy të vrarë, ekzekutim mafioz në Elbasan

Lapsi.al 4 October 2021
Java nis me dy të vrarë, ekzekutim mafioz në Elbasan

Dy ditë pas krimit të pasionit në Tiranë, ku humbën jetën dy të rinj, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, po me dy viktima. Pas një atentati me armë zjarri u ekzekutua Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri. Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti brenda një lokali. Fillimisht ndërroi jetë në vend Çollaku dhe më pas Bitri. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke djegur makinën në fshatin Balldre për të humbur gjurmët.Policia ka rrethuar zonën, por deri tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar. Sipas informacioneve paraprake, atentati mund të ketë lidhje me larje të hesapeve. 50-vjeçari Ardian Çollaku, baba i dy fëmijëve, ishte person me precedentë të mëparshëm penalë.

E shkuara kriminale e viktimave 

Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg në Maqedoninë e Veriut, për përfshirje në një përplasje me armë në vitin 2018 ku mbeti i vrarë një person. Pas vuajtjes së dënimit atij iu ndalua hyrja për në Maqedoninë e Veriut për 5 vite.

Ardian Subashi (Çollaku) ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Në vitin 2015 ai u arrestua në Elbasan sepse rezultonte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.  Po keshtu mesohet se Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakaj që ndodhi më 11 maj të këtij viti. Dyshimet e hetuesve per te jane edhe se ai ka bashkepunuar me “grupin e Dubait” të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI