Flash

Kriza energjitike/ Hartimi pa shifra i Ramës përballë angazhimeve të liderëve perendimorë

Lapsi.al 4 October 2021
Kriza energjitike/ Hartimi pa shifra i Ramës përballë angazhimeve

Në rolin e lajmëtarit të fatkeqësive Edi Rama njoftoi të dielën se Shqipëria si një pjesëz e botës globale po kërcënohej nga kriza e rëndë energjitike që po prek botën si pasojë e rritjes maramendëse të çmimit të gazit që mund të shoqërohet më pas me kosto më të larata edhe për energjinë elektrike dhe produket bazë. Në fakt atë që kryeministri ynë zgjodhi ta bëjë një ditë pushimi liderët europianë e kanë bërë shumë më parë. Por ndryshe nga Edi Rama, i cili u soll si një analist gjeopolitik duke shpjeguar rrënjët dhe arsyet e kësaj krize, liderët perendimorë i kanë folur popullsive të tyre me shifra dhe angazhime konkrete. Lapsi.al i ka shqyrtuar ato duke i përdorsur si sfond për të kuptuar premtimet boshe të kryeministrit tonë.

Lexo me tej:

Rama pa plan/ Lajmëron krizën energjitike dhe i hap rrugë rritjes “marramendëse” të çmimeve

I vetmi angazhim që mori Edi Rama pa shifra dhe faturë konkrete gjatë fjalës së tij në kryeministri ku kamera përpiqej të jepte herë pas here madhështinë e sallës së restauruar prej nga fliste kryeministri ishte ky: "Dhe përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh(video poshte)". Por përkujdesja për më të varfrit familjet dhe biznesin e vogël duket një premtin në erë e krahasuar me qëndrimet që kanë mbajtur disa qeveri të tjera europiane. 

Qysh në korrik, qeveria spanjolle duke parashikuar krizën që po vinte njoftoi një ulje të TVSH -së për çmimet e energjisë me qëllim uljen e barrës mbi konsumatorët. Kjo masë vlerësohet të kostojë deri në 2.6 miliardë euro, sipas vlerësimeve fillestare.

Duke qenë se ekonomia italiane varet më shumë se 40% nga gazi, kryeministri italian, Mario Draghi, premtoi, më 23 shtator, një reduktim të taksimit, që vlerësohet deri në 3 miliardë euro,mbi faturat e gazit dhe energjisë elektrike përfamiljet dhe bizneset e vogla për tremujorin e fundit të 2021. "Në mungesë të ndërhyrjes nga qeveria, çmimi i energjisë elektrike mund të rritet me 40% dhe ai i gazit me 30% gjatë të tremujorit të ardhshëm ”, shpjegoi Mario

Draghi duke argumentuar vendimin e tij.

Edhe kryeministri Jean Castex e njoftoi në 30 shtator në televizionin TF1 që rritja e çmimit të rregulluara të gazit do të ishte masa e fundit. Ndërkohë që ministri i financave, Bruno Le Maire konfirmoi dhënjen e një çeku për 100 eurosh për gjashtë milionë familje në nevojë. Një masë tjetër e qeverisë franceze që kishte parashikuar rritjen me 12 të çmimit të energjisë është ulja e kësaj shifre në 4.4% njoftoi Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Barbara Pompili.

Shembujt janë të shumtë, por Lapsi.al i solli këto të mësipërmet vetëm për ilustrim për ti treguar lexuesve se si u flasin shefat e qeverive të vendeve serioze publikut të tyre. Në vend të angazhimeve dhe shifrave konkrete Rama u mundua ta kalojë lumin me propagandë.

"Tanimë besoj se të gjithë ju, të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, i keni provat se ne as nuk rrëzohemi, as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre.

Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë" tha ai të dielën. 

Por edhe në krahasimin me pandeminë shembulli i tij nuk është aspak optimist. Shqipëria ishte vendi i fundit në rajon për ndihmën ekonomike të thënë për kokë dhe paketa e trete e premtuar nga qeveria për ata që humbën punën u nuk u dha kurrë. 

Dhuratat për oligarkët/ Pse jemi të fundit për ndihmën e atyre që u prekën ekonomikisht nga pandemia

Aq më tepër që sikurse treguan shifrat zyrtare shqetësimi për shtresat në nevojë ishte vetëm një fallcitet. Një investigim i detajjuar i BIRN vërtetoi në bazë të shifrave, se një grup i vogël oligarkësh, kryesisht klientë të tenderave dhe koncesioneve të qeverisë, u bënë përfituesit e mëdhenj të garancisë sovrane, njërës prej skemave të subvencionit që qeveria aplikoi për të zbutur pasojat e krizës në ekonomi.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI