Flash

Olivér Várhelyi, komisioneri i interesuar për zgjerimin e klubit të autokratëve në BE

Lapsi.al 5 October 2021
Olivér Várhelyi, komisioneri i interesuar për zgjerimin e

Komisioneri hungarez për zgjerimin favorizon kërkesën e Serbisë për të hyrë në BE dhe nënvlerëson shqetësimet për demokracinë, sipas zyrtarëve të BE dhe dokumenteve të brendshëm të saj.

Ndërsa liderët e BE përgatiten për tu takuar me kundërpartëte tyre të Ballkanit Perëndimor këtë të mërkurë, ato mund të kërkojnë mendimin e njeriut kyr në Komisionin Europian mbi mendimin e tij në lidhje me një përpjekjet e rajonit për përmbushjen e standareteve të demokracisë dhe më tej nëse mund ti bashkohen bllokut.

Por mbase, nuk do ta bëjnë këtë hap.

Sipas gjithnjë e më shumë zyrtarëve të lartë nga disa institucione dhe nga analizimi i dokumenteve të brendshëm Komisioneri Europian Olivér Várhelyi është përpjekur të zhdukë shqetësimet në lidhje me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut për vendet kandidate për integrimin në BE.

Dhe ndonëse diplomati hungarez është i detyruar që të kërkojë përmbushjen e kritereve për të gjitha vendet kandidate, ai po shtyn përpara kërkesën për anëtarësim të një vendi mbi gjithë të tjerët atë të Serbisë – përtej faktit se Beogradi ka dështuar të ecë përpara në pika kyçe dhe madje ka bërë regres në lidhje me demokracinë siç shrpehen edhe organizatat e tjera.

Qasja e Várhelyi, Komisionerit Europian për zgjerimin dhe fqinjësinë, në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është jashtë asaj që dëshirojnë dhe kërkojnë shumë vende të BE. Qasja e tij është në kundërshti të plotë dhe me Presidentet e Komisionit Ursula von der Leyen dhe instruksionet e saj që iu dhanë atij kur u emërua në 2019.

“Respektimi për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit duhet të jetë bazik për kooperimin tonë ndërkombëtar,” i ka shkruar  von der Leyen komisionerit Várhelyi në letrën e tij të emërimit.

Gjithsesi, qëndrimi i Várhelyi përputhet me agjendën e një prej  vendeve të BE- vendit të tij.

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán ka refuzuar vazhdimisht pikëpamjet e BE në lidhje me sundimin e ligjit dhe demokracinë, mbi të gjitha kur vjen fjala për kritikat ndaj qeverisjes së tij. Ai ka qenë kampioni i aspiratës së Serbisë për t’u integruar në BE, duke qenë kjo e fundit fqinja në jug të HUngarisë, e që qeveriset nga një president që ai e konsideron aleat. Të dy ato, Orban dhe Vučić, janë akuzuar shpesh si lidera me tendenca autoritare.

Ndërsa ende nuk është e qartë nëse përpjekjet e Várhelyi apo dikujt tjetër  do të bëjnë një diferencë të madhe në lidhje me futjen në BE të Serbisë. Janë vendet e BE që në fakt e bëjnë diferencën e madhe në lidhje me vendimmarrjet për zgjerimin dhe duke pasur parasysh se janë në grindje e sipër në lidhje me një qëndrim unifikues për samitin e të mërkurës me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sloveni, tregon se ka shumë pak entuziazëm mes tyre për një zgjerim të klubit të vendeve tani shpejt.

Por ky qëndrim rrezikon të përkeqësojë qëndrimin e Koomisionit me qeveritë e BE dhe besueshmërinë e Bashkimit Europian mes liderve të Ballkanit Perëndimor, një rajon tejet strategjik për bllokun, ku lojtarë si Rusia, Kina, Turqia dhe vendet e gjirit janë të gjithë në kërkim të rritjes së influencës së tyre.

‘Voldemorti i zgjerimit’

Várhelyi, që më herët ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në BE, refuzoi të intervistohej për këtë shkrim. Në përgjigjet me shkrim për pyetjet, ai mbrojti punën e tij, përfshirë edhe atë në lidhje me sundimin e ligjit. Ai vuri në dukje se ka mbikqyrur një rishikim të metodologjisë së Komisionit për vendet kandidate dhe se i ka vendosur më shumë peshë sundimit të ligjit.

Por zyrtarë të tjerë të Komisionit Europian, diplomatë të BE dhe anëtarë të Parlamentit Europian nuk është se i besojnë shumë kësaj.

Várhelyi “ka minuar besueshmërinë e Komisionit në sytë e partnerëve dhe vendeve anëtare,” u shpreh një zyrtar i Komisionit, i cili kërkoi të ishte anonim nga frika e masave profesionale që mund të pësonte në saj të kritikës ndaj komisionerit.

Komisioneri hungarez mban në portofolin e tij dhe zgjerimin “kjo e dobëson BE në politikat  e saj në Ballkanin Perëndimor në periudhën afatgjatë dhe i vë një pikëpyetje të madhe pohimit se ky rajon është me rëndësi gjeostrategjike për Komisionin,” shtoi zyrtari.

Një diplomat i BE u shpreh se Várhelyi u ka folur ambasadorëve të BE dhe ministrave që “nuk kanë asnjë lidhje me realitetin nga pikëpamja e mendimit të vendeve anëtare.”

Një diplomat tjetër e përshkroi komisionerin se “Voldemorti i zgjerimit të BE.”

“Ai ndjek agjendën e mjeshtrit të tij në Budapest, bashkëpunon me regjimet autoritare dhe injoron çështje të lidhura me sundimin e ligjit,” u shpreh diplomati.

Në Parlamentin Europian, deputeti Social Demokrat i Austrisë Andreas Schieder, shprehet se “forcimi i sundimit të ligjit është një pikë kyçe” për Ballkanin Perëndimor por sërishmi “Komisioneri dhe veçanërisht Komisioneri Várhelyi nuk po jep impaktin e duhur në këtë çështje.”

Deputeti i PE nga partia e Gjelbër Hollandeze, Tineke Strik, u shpreh gjithashtu se nuk ishte e surprizuar nga qasja e Várhelyit.

“Më mungon shumë sundimi i ligjit” u shpreh ajo “Nuk e kam parë të flasë në Serbi, fjala vjen, për mungesën e progresit në këtë pikë.”

Shtytësi i Beogradit

Komisioneri hungarez e ka bërë të qartë tek stafi i tij se ai dëshiron të sponsorizojë një fushatë për integrimin e Beogradit në BE.

“ Komisioneri Várhelyi e ka kthyer në prioritet që të përshpejtojë negociatat për zgjerimin e BE me Serbinë,” u shpreh drejtuesi i Komisionit të Direktoratit Gjeneral për Zgjerim dhe Fqinjësi (DG NEAR), në një email qëi ka nisur stafit në Shkurt.

“Ndërsa ky veprim varet drejtë për drejtë dhe mbi të gjitha nga reformat në Serbi, ne duhet që të jemi të gatshëm për të ecur përpara në krahun e BE sapo Serbia të dëshmojë një progres të domosdoshëm për hapin e radhës.”

Por ekipi i Várhelyit nuk është se po mbështet tek Beogradi për të çuar përpara lojën e tij. Kabineti i tij – pra grupi i vogël rreth tij dhe ndihmësit që ai i ka zgjedhur me dorën e tij – janë përpjekur që të fshijnë apo të zhbëjnë gjuhën e teksteve zyrtare në lidhje me dështimet e Serbisë në demokraci, sipas zyrtarëve dhe dokumentave të brendshëm.

Këto përpjekjet bien në kontraditë me shumë pohime të tjera që burojnë nga OJQ dhe nga analistë të pavarur në Serbi në lidhje me sundimin e Ligjit..

OJQ-ja Freedom House e ka renditur Serbinë si “pjesërisht të lirë” në indeksin e saj Freedom in the Ëorld për vitin 2021, duke shkruar se “sundimi i Partisë Progresive Serbe (SNS) ka qenë i shoqëruar nga gëryerja e vazhdueshme e të drejtave politike dhe lirive të qytetarëve dhe është vendosur një presion i madh në lidhje me lirinë e mediave, opozitarizmin politik dhe organizimet e shoqërisë civile.”

Ndonëse Serbia ka qenë në proces negociatash për anëtarësim me BE që nga viti 2014, ajo është në listën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në lidhje me procesin e anëtarësimit, përfshirë vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në Indeksin e fundit të Demokracisë, një sondazh vjetor që kryhet nga Economist Intelligence Unit, Serbia shënjon pikët më të ulëta në historikun e saj në indeks, pra që prej vitit 2006.

Sërishmi, sipas zyrtarëve të Komisonit, kabineti i Várhelyit e ka përmisuar raportin e Serbisë duke i dhënë një qasje pozitive sundimit të ligjit dhe çështjve të tjera në raportin e fundit vjetor, i cili sheh progresin e vendeve kandidate dhe përgatitjen e tyre në raport me kriteret.

I pyetur në lidhje me ndryshimet e vlerësimit për Serbinë, Várhelyi u shpreh në email se “vlerësimi i progresit për vendet e në lidhje me reformat e ndërmarra për rrugëtimin drejt BE është subjekt i një procesi të gjatë me një vendim final që merret nga Kolegji (i Komisionerëve) që është një trupë kolegjiale.”

Ai tha se është një proces politik, dhe kështu i intereson “gjeopolitikës së Komisionit” dhe se “prioriteti i BE në Ballkanin Perëndimor është pasqyruar tërësisht në raport.”

Por kjo nuk është hera e vetme që kabineti i komisionerit kërkon që të anashkalojë mendimin e ekspertëve për Serbinë.

Në qershor të këtij viti, departamenti i  Várhelyit refuzoi të miratonte një përshkrim të shkruar nga vetë Komisioni i tij në lidhje me vlerësimin për sundimin e ligjit në Serbi, përshkrimi e cilësonte si “të errët” këtë sundim dhe kjo vinte nga Gjykata e Audituesve të Europës, një rojtar i BE që kish dërguar vlerësimin në gjykatë.

Ishte vetë Várhelyi që u ankua në një letër motivuese brenda raportit të auditorëve në lidhje me “një seri citimesh të disa shkollarëve”  dhe më tej i kërkoi rojtarëve që të rikonsideronin përdorimin e tyre.

Por ndërsa Várhelyi nuk qe fort i kënaqur për citimin e ekspertëve në raportin zyrtar, ai ishte tejet i gatshëm dhe i lumtur që të ofronte pikëpamjen e tij të fortë në lidhje me arritjet e Beogradit.

“Është tejet e qartë se në Serbi procesi i reformës ka marrë një shtysë të re” deklaronte ai në një intervistë për të përditshem pro-qeveritare Magyar Nemzet muajin e shkuar.

Nën procesin e anëtarësimit në BE, vendet kandidate punojnë me Komisionerin për të arritur standartet e BE në lidhje me politikat e ndryshme të “kapitujve” që janë grupuar në disa bashkësi si fjala vjen tregu i brendshëm, agjenda e gjelbër dhe reformat fondamentale.

Stafi i Komisionit u shpreh se ka shtyrë përpara me shumë nxitim çështjen e Serbisë.

“Ka pasur shumë presion” për të hapur bashkësi të reja për Serbinë, u shpreh një zyrtar tjetër i Komisionerit, duke nënvizuar se Stafit i qe “kërkuar për të mbyllur një sy” dhe “për të përshpejtuar” punën.

Diplomati i BE që mbështeti këtë pohim, komsioneri “vuri nën presion hapjen e bashkësive dhe kapitujve” mbi Serbinë edhe pse puna e duhur për të tjerat nuk ishte kryer ende.

I pyetur se si i përgjigjet këtyre kritikave që i janë bërë në lidhje me shtytjen me ngut të kandidimit të Serbisë dhe me mungesën e një progresi substancial të saj, Várhelyi u përgjigj: “Po shtyj përpara agjendën e zgjerimit për të gjithë Ballkanin Perëndimor; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.”

Presioni për tu zbrapsur

Qasja e Várhelyit ka ngjallur një presion për ta zbrapsur atë nga anëtarë të Komisionit Europian – veçanërisht ato të lidhur me sundimin e ligjit.

Tre zyrtarë të Direktoratit të Përgjithshëm të Komisionit për Drejtësi dhe Konsum i dhanë një “mendim negativ” draft-raportit të zgjerimit. Lëvizja qe më së shumti në lidhje me shqetësimin se progresi i Serbisë qe pikturuar si shumë më tepër pozitiv se çduhet, u shprehën dy zyrtarë.

Një zyrtar i tretë i komisionit u shpreh se shënime të brenshme në lidhje me Serbinë këtë vit, sidomos një progres i aprovuar nga kabineti i Várhelyit u amendua nga zyrtarë të tjerë përfshirë dhe futjen e fjalëve të ashpra në ldhje me mungesin konkret të progresit të sundimit të ligjit.

Disa zyrtarë të DG NEAR që janë staf i kësaj drejtorie kanë telefonuar kolegët e tyre në departamente duke i kërkuar që të refuzojnë draft politikat e DG NEAR.

Por zyrtarë të lartë u shprehën se presioni në lidhje me disa zyrtarë të Komisionit nuk është provuar që të jetë një qasje e tëra kundër Varhelyit.

Disa departamente kanë “kthyer pas” për ndryshime “por ato nuk mund të luftojnë me Várhelyi në çdo çështje të caktuar që është në dokument” u shpreh zyrtari i parë nga komisioni.

I pyetur për mendimin negativ të DG Drejtësisë, Várhelyi u shpreh se “procesi i brendshëm është ende në rrugë e sipër” në lidhje me përmbledhjen përfundimtare për zgjerimin dhe “vendimi final do të meret nga Kolegji si një trup kolegjial që përfaqëson edhe opinionin e Komisionit.”

Grupet e shqoërisë civile, janë përpjekur që të ngrenë zërin. Një përfaqësues i rëndësishëm i organizatës për të drejtat e njeriut u shpreh se ka “humbur shpresat” për mundësinë që të ketë një bisedë me Várhelyi.

Përfaqësuesi, i cili kërkoi të ishte anonim për të shmangur dëmin që mund t’i shkaktohej punës së tij, u shpreh se organizata “ka pasur mundësi të ishte në çdo takim që kishte dëshiruar” kur paraardhësi i Várhelyit, Johannes Hahn i Austrisë, mbante postin e zgjermit.

“Në këtë pikë, ne nuk presim dhe aq shumë. Ai nuk është se do të vendosë si prioritet sundimin e ligjit, që është në zemër të portofolit të tij. Ne jemi dorëzuar,” u shpreh përfaqësuesi.

Pikëpyetja e Maqedonisë

Zyrtarët e Komisionit, diplomatët e BE dhe Deputetët e Parlamentit Europian (DPE) kanë shprehur një frustrim në lidhje me qasjen e Várhelyit në lidhje me vendet kandidate, specifikisht MAqedoninë e Veriut.

Vendi ka ndërmarrë një sërë hapash për të nisur bashkëbisedimet me BE, madje duke ndryshuar dhe emrin që t’i japë fund çështjes së hapur me Greqinë që ka bllokuar progresin e saj për dekada. Së bashku me Shqipërinë, Maqedonia e Veriut, morri dritën jeshile për të nisur neogciatat vitin e shkuar, vetëm kur këto bisedime u bllokuan nga Bullgaria në lidhje me çështjen e gjuhës dhe historisë.

Kritikët e akuzojnë Várhelyin se nuk po punon si një ndërmjetës i ndershëm për të zgjidhur këtë çështje dhe për të riçelur bisedimet e anëtarësimit.

Diplomati i parë në BE u shpreh se Várhelyi “ka bërë disa propozime të padobishme në Bullgar që shumica e vendeve anëtare janë kundër tyre.”

Diplomati i dytë në BE u shpreh se përfundimi i impasesë së Maqedonisë së Veriut duhet të jetë “dokumenti më i rëndësishëm” për Várhelyi por ai nuk ka bërë “asnjë progres”

Várhelyi shkaktoi shumë debate më herët këtë vit kur hodhi idenë se SHqipëria mund të niste bisedimet për anëtarësim pa Maqedoninë e Veriut.

“Kjo qe totalisht e gabuar dhe një sinjal fatal, pasi të dy vendet kishin përmbushur kriteret për nisjen e bisedimeve. Pse ky trajtim i pabarabartë? Ky avancim me dy marsha të ndryshme do të thoshte një ndëshkim për Maqedoninë e Veriut,” u shpreh Romeo Franz. Një DPDE i të Gjelbërve Gjermanë.

“Është tanimë një fakt se kryeministri (Hungarez), Orbán, mbështet opozitën nacional konservatore në MAqedoninë e Veriut. Kjo provohet lehtësisht pasi qeveria hungareze i ka dhënë azil ish kreut të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevskit,” u shpreh ai përmes një emaili.

I pyetur për këtë kritikë dhe qëndrimin e tij pro Bullgar në këtë çështje, Várhelyi citoi falenderimet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut në lidhje me përpjekjen e tij për të ndihmuar vendin e tij. Ai u shpreh se puna ishte e vështirë për të nisur bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut por se kjo punë ishte duke vazhduar.

 Taktikat Turke

Qasja e Komisionerit ndaj autoriteteve turke, që kanë një marrëdhënie shumë të ngrohtë me qeverinë hungareze, ka ngritur shqetësime mes zyrtarëve europianë.

“Objektivi i vetëm “ i Várhelyit kur vjen puna tek Turqia është “të mbajë emigrantët jashtë” dhe “të shmangë kritikat ndaj politikave të Turqisë mbi shoqërinë civile dhe mediat,”u shpreh një anëtar i stafit të DG NEAR.

Dokumentet e brendshme tregojnë se Várhelyi dhe kabineti i tij kanë kërkuar që të zhvendosin si mendimin e Komisionit për arritjet e Turqisë dhe gjithashtu politikat karshi Ankarasë.

Në punime të brendshme të para nga POLITICO, një draft raport për Turqinë, kabineti i komisionerit i ka vendosur një kryq të madh një pjse ku flitet për “gjuhën e urrejtjes dhe fushatë shpifjes nga zyrtarët e qeverisë dhe mediave kundër komunitetit LGBTI gjithnjë e në rritje.”

Kjo lëvizje është një pasqyrë e një drafti më të gjerë për zgjerimin të vitit 2020, kur kabineti u shpreh se një frazë që lidhej me “duhet më shumë punë për të adresuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën” kundër individëve LGBTQ+ se ajo  “duhet fshirë” pasi “ajo është e përmendur në progres raport, e nuk ka përse të përsëritet këtu.”

I pyetur nëse kabineti i tij ka kërkuar që të heqë gjuhën që flet për të drejtat e LGBTQ+ nga dokumenti i Komisionit, Várhelyi  u shpreh se “vitin e shkuar pakoja e zgjerimit kishte 58 referenca për nevojën e mbrojtjes së njerëzve të komunitetit të LGBTI.”

“Komunikimi në tërësi vëren se dhuna mbi bazë gjinore, diskriminimi, gjuha e urrejtjes kundër minoriteteve, krimet prej urrejtjes dhe ndalimi i të drejtave të personave LGBTI janë ende një çështje serioze,” u shpreh komisioneri.

Kabineti gjithashtu u përpoq që të ndërpresë linjat e leximit të shqetësimeve në lidhje me një ligj të vitit 2020 që i jepte qeverisë Turke fuqi të reja mbi mediat sociale dhe përmbajtjet e tyre. Siç edhe drafti mbi Turqinë e vërteton një “numër i madh i investigimeve, burgosjeve dhe arrestimeve të aktivistëve  për të drejtat e njeriut.”

Ndërkohë që vetë Várhelyi ka shtyrë më tej Presidenten e Komisionit von der Leyen  që të rinisë relatat me Ankaranë, përtej tensioneve mes Turqisë dhe disa vendeve të BE, dhe ka cituar emigrimin si një arsye për të vepruar kështu.

Në një letër për von der Leyen, që daton në 9 shtator dhe që është parë nga POLITICO, Várhelyi i propozon asaj një “Platformë Investimesh me Turqinë” dhe shkruan se “autoritetet turke janë të etura për të bashkëpunuar me BE -në për Sirinë, përfshirë kthimin vullnetar, të sigurt dhe dinjitoz në ‘zonat e sigurta’.’”

“E shoh këtë si oportunitet që ju ta konsideroni pozitivisht këtë ofertë,” shkruan ai.

Demoralizimi DG

Nën drejtimin e Várhelyit, disa anëtarë senior të DG NEAR kanë lënë vendin e tyre dhe të tjerë janë demoralizuar, shprehet një zyrtar.

“Atmosfera brenda DG ka ndryshuar shumë” u shpreh një zyrtar i dytë nga brenda.

Njësia aktualisht ka një drejtor të emëruar për Ballkanin Perëndimor dhe një drejtor të emëruar për Jugun dhe Turqinë.

Problemi, shprehet anëtari i parë i DG, është se shumë punonjës “kanë një dedikim të madh në lidhje me vlerat dhe angazhimet” dhe tani ka një “shkëputje” mes atyre vlerave dhe qendrimit të kabinetit.

Várhelyi, u shpreh anëtari i stafit, është “në një planet tjetër.”

Për këtë arsye, Várhelyi u shpreh se ai vlerëson jashtëzakonisht shumë punën e gjithë anëtarëve dhe stafit të DG NEAR duke vlerësuar dedikimin e tyre.

Eric Mamer, një zëdhënës për von der Leyen, u shpreh se Várhelyi “ka besimin e plotë” të presidentes së Komisionit.

Ai shtoi se Várhelyi ka implementuar politika që janë definuar nga i gjithë Kolegji i Komisionerëve dhe se von der Leyen është në kontat të vazhdueshëm me të.

https://www.politico.eu/article/oliver-varhelyi-eu-commissioner-enlargement-western-balkans-serbia-human-rights-democracy-rule-of-law/

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI