Flash

Përjashtimi i Nokës/ Kush po e sulmon dhe pse fshihet Basha?

Lapsi.al 12 October 2021
Përjashtimi i Nokës/ Kush po e sulmon dhe pse fshihet Basha?

Reagimet që pasuan vendimin e Lulzim Bashës për të shkarkuar nga detyra e tij si nënkryetar i Komisionit te sigurisë, Flamur Nokën dhe për ta paralajmëruar atë me përjashtim nga grupi parlamentar, nuk janë disa rrufe të zbehta në qiell të pastër. Ato tregojnë dasinë e madhe që ka përfshirë PD-në. Menjëherë sapo Basha shpalli vendimin në orët e vona të natës, reaguan kritikët e tij në radhët e deputetëve demokratë.

Tritan Shehu e krahasoi aktin me shkeljen që u bë me përjashtimin e Berishës: "I dyti “ndëshkim” ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as grupi vetë, i marrë nga z.Basha në orët e vona! Fill mbas atij për z.Berisha. Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë!".

Surprizë ishte qëndrimi i deputetes Albana Vokshi, e cila ndonëse njihej si më pranë Berishës, ende nuk kishte folur kundër Bashës. Ajo foli për asfiksimin e PD-së. "Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurtë". 

Edmond Spaho e komentoi me ironi vendimin duke i krahasuar veprimet e Lulit me ato të Enverit për ngjashmërinë me të cilin kryetarin e PD-së e përqeshin shumë në rrjetet sociale: “Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në '45-ën. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, ka shkruar Spaho.

Edhe Oerd Bylykbashi, i cili në mbledhjen e kryesisë së vogël, ku filloi përplasja Basha- Noka replikoi ashpër me kryetarin e ka parë veprimin si një tkurrje të vazhdueshme të partisë: "Ky është një indikator i një zvogëlimi të mëtejshëm në të menduar dhe në të vepruar. PD nuk zmadhohet kështu. Nuk e di çfarë i ndodh zotit Noka me këtë vendim politik, pasi është asgjë", tha ai në Syri.net.

Në fakt të gjitha këto kundërshti, që më parë nuk do të kishin ndodhur kurrë, nuk janë të shkëputura nga konteksti i betejës që Berisha ka hapur kundër Bashës. Përpos këtyre katër deputetëve që reaguan për këtë çështje, Berishës i kanë dalë në krah edhe Luçiano Boçi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Edi Paloka. Pra gjithsej kryetari aktual ka deri më tani 9 deputetë të grupit parlamentar kundër. Ai ka po ashtu edhe mjaft figura historike të PD-së që i ka përjashtuar më parë dhe që në ditët e fundit janë bërë aktivë me kritikat ndaj tij. Sipas një sondazhi të fundit të Euronews, 71.2% e bazës së PD janë kundër Bashës për mënyrën sesi ai veproi me Berishën. 

Pra është e qartë se orteku i demokratëve anti Basha po rritet dita- ditës. Ndaj dhe kryetai i PD-së nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh atë nëse do të vazhdojë ta mbajë postin e tij. Ai nuk mund të fshihet pas vendimeve personale duke u përpjekur t'u mbyllë gojën kundërshtarëve me gjysëm përjashtime. Ai nuk ka problem as Nokën as Bylykbashin. Ai përballë ka Berishën që ka ngritur gjithë këtë valë.

Dhe pa zgjidhur betejën me të, por duke u marrë me cicmice dhe detaje, ai vetëm do ta mbajë PD në agoni dhe do ta rrënojë edhe atë imazh që i ka mbetur në publik. Basha nuk e ka më luksin të hiqet sikur problemi real nuk ekziston. Eshtë koha që ai të marrë përgjegjësinë e betejës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI