Flash

Nga Korça Berisha zbulon planin se ç’do të bëjë nëse fiton

Lapsi.al 15 October 2021
Nga Korça Berisha zbulon planin se ç’do të
Nëse në ditët e para të foltores Sali Berisha ka qenë evaziv dhe i pa përcaktuar lidhur me fundin e projektit të tij, dalëngadalë ai po zbulon disa pjesë të një pazlli që ende nuk e njohim të plotë.  Ai ka thënë se deputetët do të zgjidhen me votën e bazës, se këshilltarët demokratë të bashkive do të ndjekin të njëjtën procedurë, se për herë të parë në historinë e saj PD do të lejojë fraksionet.  Lexo me tej:

Surpriza/Berishës i bashkohet deputetja e dhjetë në foltoren e Korçës

 Por ajo që duket se ka lidhje dhe zbulon sekretin e projektit që Berisha ka për të ardhmen, gjithnjë nëse ai arrin të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të rrëzojë Bashën, është një propozim tjetër: Ai se partia do të organizojë primare për të vendosur se kush duhet të jetë kryeministri.  Pra, kjo do të thotë se, nëse opozita fiton zgjedhjet kryetari i partisë nuk do të jetë automatikisht kryeministër. 

Andi Bushati:Parlamenti si arenë beteje me fantazmën e Berishës

Sa më shumë Berisha e përsërit këtë, ashtu sikurse bëri edhe në Korçë, aq më shumë ai e sheh të lidhur me deklaratat që bën për rikthimin në krye të partisë. Ai tha herën e fundit se histori njeh se rikthimet janë të suksesshme. Po ç’nënkuptojnë këto deklarata, ç’do të thotë lidhja e tyre me njëra tëjetrën dhe çfarë tregojnë ato për qëllimet e Berishës.

Berisha: Reforma në drejtësi e kapur, kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’

Ideja mund të jetë që Berisha të bëhet kryetar po të mos synojë të jetë kryeminsistër nëse e nxherr opozitën fituese. Ky është një model që për shkak të moshës dhe konsumimit të gjatë politik, ai mund ta ketë huazuar nga lideri polak Jaroslaë Kaczynski.  Prej kohësh lideri polak Kaczynski e drejton vendin nga karrigja e forcës së tij politike “Drejtësi dhe ligj”. Pra duke folur për rikthim dhe duke mohuar indirekt synimin për të rimarë pushtet duket se Berisha po tregon një pjesë të synimeve të tij. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI