Flash

Vendimi i Venecias/ Si manipuloi me zgjedhjet lokale Matthew Palmer

Lapsi.al 14 October 2021
Vendimi i Venecias/ Si manipuloi me zgjedhjet lokale Matthew Palmer

Sot Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë një rrugëzgjidhje për krizën e zgjedhjeve lokale të Qershorit 2019, që e propozoi si rrugë të mesme ish-i dërguasi special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer. Atëherë kur zgjedhjet moniste ishin kryer me plot parregullsi që e detyruan Rilindjen të manipulonte edhe garën që organizoi vetë, kishte dhe një datë rezervë që nuk u mor kurrë parasysh: atë që dekretoi presidenti Meta. Ajo i jepte opozitës shpresën se zgjedhjet moniste mund të zhbëheshin, për t'u zëvendësuar nga një palë zgjedhje normale. Situata ishte e tensionuar në kulm.

Profil/ Matthew Palmer, amerikani anti opozitë

Pikërisht për këtë u prit me shumë interes ndërhyrja që bëri ish Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, i cili dha një intervistë për gazetaren e seksionit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djuroviç.

Propozimi i Matthew Palmer, njeriut që pati kërcënuar opozitën për djegien e mandateve dhe Bashën e Kryemadhin personalisht për organizimin e protestave të dhunshme ishte disi qesharak. Në intevistën për VOA serb ai tha: "Lërjani këtë punë ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese".

Kujtojmë se atëherë kjo gjykatë nuk ekzistonte akoma gjë që e bëri Presidentin e Republikës të reagonte me qesëndi: Pse nuk doni zgjidhjen e krizës, që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston"?

E megjithatë palët bënë sikurse "urdhëruan" amerikanët dhe pritën që çështjen e zgjedhjeve lokale ta zgjidhte Kushtetuesja.

Modeli i Matthew Palmer për Ballkanin, regjimi monist i Gjukanoviçit

Ndërkohë Palmer, e kreu detyrën, i lau duart me Shqipërinë dhe Ballkanin dhe i delegoi postin pasadhësit të tij Eskobar.

Por vetëm sot ne marrim vesh se zgjidhja që propozoi ish Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë ishte jo vetëm qesharake por edhe nul. Sepse sot ka mbërritur një opinion i Komisionit të Venecias, i cili nënvizon se "Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore". Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor".

Me kompromisin që Palmer u ofroi palëve çështja u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të vendit. Pas seancës së zhvilluar më 23 qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve, anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias.

Analiza / Rama, njeriu i Amerikanëve në Tiranë

Dhe tashmë Venecia ka arritur në përfundimin që zgjidhja që ofroi ish i dërguari special për Ballkanin nuk ka asnjë vlerë. "Kalova lumin të dhjefsha kalin" thotë një shprehje popullore tek ne. Matthew Palmer s'do t'ia dijë më për atë që ka thënë, por kompromisi i tij i papërgjegjshëm i dha frymëmarrje për aq sa i duhej Edi Ramës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI