Flash

Të gjitha rrugët të çojnë tek PPP/ Dy miliard dollarë konçensione për vitin 2022

Lapsi.al 26 October 2021
Të gjitha rrugët të çojnë tek PPP/ Dy miliard

Pavarësisht kritikave për kanalizimin e fondeve publike në duart e pak biznesmenëve dhe alarmit për rrezikun e një krize të rritjes së çmimeve, PPP (Partneriteti Publik Privat) mbetet mënyra e preferuar e qeverisë Rama për realizimin e projekteve. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria autorizoi gjithsej 2 miliard dollarë pagesa, për disa kontrata të reja konçensionare me kompanitë private.

Janë 178 miliard lekë që do të jepen për ndërtimin e aksit të ri rrugor Milot-Fier, që është edhe kontrata që merr pjesën më të madhe të parave. 53 kilometra rrugë e këtij segmenti do t’i jepen privatit për ndërtim dhe shfrytëzim për të paktën 30 vite.

Janë 20.2 miliard lekë që do të përdoren për një konçension të ri, atë për kolaudimin e makinave. Ky shërbim, vitin e kaluar i kaloi shtetit, por siç duket socialistët kanë ndryshuar mendim dhe do t’ia kalojnë sërish privatit.

Janë 5.6 miliard lekë që do të paguhen për kontratën konçensionare për ndërtimin e një porti të integruar të quajtur “Triport Vlorë”.

Siç parashikohet në relacionin që shoqëron Projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria planifikon që të miratojë koncensionin për “Ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Sarandës” me vlerë 4 miliard e 290 milion lekë.

5 miliard të tjera do të jepen për një kontratë që ka të bëjë me sigurinë rrugore dhe qw nuk dihet ende kujt kompanie do t'i jepet dhe nw çfarw mwnyre do tw ndikojw nw minimizimin e aksidenteve nw rrugw.

882 milion lekë do të jepen në formën e një kontrate konçensionare për përmirësimin e infranstrukturës brenda disa lagjeve në Elbasan.

208 milion lekë është parashikuar të jepen për shërbimin e infrastrukturës së çelësave publike PKI me 208 milionë lekë.

Thuajse të gjitha këto koncensione ishin parashikuar të jepeshin gjatë këtij viti, por për arsye të ndryshme ato u shtynë duke bërë që qeveria t’i planifikojë për për 2022.

Vlera e koncesioneve të reja është gjithsej 214 miliardë lekë. Kjo shumë e çon në 851 miliardë lekë ose 45.6 për qind e PBB-së totalin e tyre.

Fatura e pagesave buxhetore ndaj kontratave koncesionare në vitin 2022 do të zgjerohet me 11.3 për qind në krahasim me planin e këtij viti, duke arritur një vlerë prej 13,8 miliardë lekësh (112 mln euro), sipas programit të paraqitur në projektligjin e buxhetit 2022 që tashmë është në Kuvend./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI