Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Helmimi masiv në Krujë/ Si u premtua cilësi maksimale e ujit të pijshëm në fushatë

Lapsi.al 25 October 2021
Helmimi masiv në Krujë/ Si u premtua cilësi maksimale e ujit

Ka shkuar mbi 150 numri i burrave, grave dhe fëmijëve që prej dy ditësh janë drejtuar për në Spitalin e Krujës me diarre, të vjella, dhimbje barku edhe temperaturë. Të sëmurët janë nga të gjitha fshatrat e Krujës, ndërsa në të gjithë zonën është ndërprerë menjëherë furnizimi me ujë të pijshëm. Të sëmurët i bashkon vetëm një fakt, të gjithë kanë pirë ujë direkt nga rubineti dhe më pas kanë përfunduar në spital.

“Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s'kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca" tha një prej të sëmurave në media, ndërsa një tjetër pranon se "Ka të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësime”.

“Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër” thotë një banore e shtruar në spital.

Ndërkohë në njoftimin e policisë pranohet se tashmë kanë nisur hetimet për helmimin masiv, ndërsa disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Ujësjellësi i Krujës furnizohet nga 8 burime, ndërsa inaugurimi u bë gjatë fushatës së 25 Prillit. Në godinën e ujësjellësit shkoi vetë kryeministri Rama për të promovuar investimin. I rrethuar nga kryebashkiaku Artur Bushi, deputeti Rrahman Rraja, deputetja Milva Ekonomi dhe inxhinierë të ujësjellësit, Rama provoi vetë ujin e pijshëm të ujësjellësit duke u bërë thirrje qytetarëve ta konsumojnë ujin sepse ishte i pijshëm.

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/Edi-Rama-ne-Ujesjellesin-e-Krujes.mp4"][/video]

"Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Perfekt" u shpreh kryeministri Rama që me veprimin e tij u tregoi banorëve se mund ta pinin ujin direkt nga rubineti.

Por inaugurimet e fushatës janë të destinuara të jenë problematike. Nuk kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga nisja e punës së ujësjellësit të Krujës dhe "puna e paqme" e fushatës ka çuar në spital qindra vetë. Tashmë do të jetë prokuroria që do të zbulojë se kush ka gabuar nga zyrtarët e Ujësjellësit të Krujës, ndërkohë që furnizimi në Krujë është ndërprerë deri në zbulimin e shkaqeve për helmimin masiv./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI