Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Gjithçka në një dorë të vetme, Rama rikthehet të plani i Koços për ujësjellësat

Lapsi.al 30 October 2021
Gjithçka në një dorë të vetme, Rama rikthehet të

Pesë vjet më parë kur Koço Kokëdhima bëri tentativat e para të krijimit të një konsorciumi me ndërmarrjet e ujësjellësave të bashkive të jugut, ku ai kishte një pushtet absolut me bekimin e Edi Ramës, socialistët në pushtetin lokal iu hodhën në fyt dhe nisi të farkëtohej një përplasje pa kthim që më pas dihet se si përfundoi. Propozimi i Kokëdhimës ishte për qëllime të pastra klienteliste dhe për të përqëndruar në një dorë fondet e ndërmarrjeve nga Fieri deri në Konispol.

Të njëjtin model synon sot të krijojë vetë Rama, por me dallimin që përqëndrimi i ndërmarrjeve të ujësjellësave në një shoqëri të vetme do të bëhet për të gjithë vendin. Pra, një shoqëri e vetme aksionere me tre drejtori rajonale. Pak a shumë si modeli i OSHEE. Rama mblodhi një ditë më parë kryetarët e bashkive dhe i telendisi në përpjekjen e tij të radhës për t'u shfajësuar pas 8 vitesh qeverisje për keqmenaxhimin e ujësjellësave.

Bëri dhe të paditurin dhe të habiturin e madh, se si këto ndërmarrje janë kthyer në çerdhe për punësimet nepotike të militantëve që mbushin sheshet apo dhe listat e patronazhistëve. Çfarë tha Rama për keqmenaxhimin e ndërmarrjeve të ujësjellësave janë të vërteta, por ai është po aq përgjegjës sa drejtorët e tij militantë për këtë gjendje.

Zgjidhja që pritet të aplikohet sipas modelit të një shoqërie të vetme aksionere për të gjithë vendin, ngjan të jetë më shumë një centralizim fondesh e pushteti në një dorë sesa një opsion që mund të shpëtojë nga kolapsi 61 ndërmarrje ujësjellësi të Shqipërisë. Çfarë tentoi Koço Kokëdhima me konsorciumin e tij të famshëm për jugun, Edi Rama do ta bëjë për të gjithë vendin.

Në këtë mandat të tretë, pa nisur mirë akoma, Rama ka dhënë edhe dy prova të tjera të përqëndrimit të gjithçkaje në pak duar, si për të na treguar se grykësia në këtë mandat ka për të qenë akoma më e madhe. Krijoi Agjëncinë për Media dhe Informim duke centralizuar frikshëm informacionin qeveritar dhe duke përqëndruar në një dorë te vetme fondet e disa ministrive dhe ATSH-së. Po kështu miratoi dje krijimin e një tjetër agjencie të re, e cila do të menaxhojë gjithë donacionet dhe ndihmën e huaj.

Siç ka raportuar Lapsi.al pritet që ky institucion të drejtohet nga Ilir Beqja. Por më tepër se çështje emrash, këtu kemi të bëjmë me një filozofi të grumbullimit të gjithë pushtetit në fare pak njerëz. Edhe pse i ka praktikisht te gjitha pushtetet, në këtë mandat të tretë, Edi Rama, ka nisur një revansh të ri për të marrë gjithçka i duhet kastës apo klientelës së pushtetit të tij. Tani është radha e ujesjellësave. Me siguri që revanshi s’ka për t’u ndalur këtu. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI