Flash

Kriza në Maqedoni si goditje ndaj takimit të "Open Balkan" në Beograd

Lapsi.al 1 November 2021
Kriza në Maqedoni si goditje ndaj takimit të "Open Balkan"
Dorëheqja e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale të së dielës i ka dhënë një goditje të fortë edhe nismës Open Balkan, që do të zhvillonte në mesjavë takimin e saj të radhës në Beograd. Zaev shpalli tërheqjen e tij të parevokueshme nga qeveria dhe nga kryesimi i LSDM, por bëri thirrje që shumica e sotme qeverisëse ta ruajë pushtetin duke mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ndonëse ai fitoi vetëm 7 bashki në ndryshim nga opozita e djathtë që mori 20 të tilla, kryeministri në detyrë bëri thirrje që VMRO-DPMNE mos vijë në pushtet. Lexo me tej: Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev Si kryeministër i dorëhequr, por në detyrë, Zaev do të jetë me siguri në samitin e Beogradit ku ai do të takohet me Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramën. Në datat 3 dhe 4 nëntor, tre liderët pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi pritej të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe dot të pasohej me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Analiza/ Rama për “Politico”, si promovues i Ballkanit të Hapur

Por largimi i Zaevit dhe rritja në elektorat e opozitës së djathtë përbën një barrierrë më shumë për nismën e presidentit serb dhe kryeministrit shqiptar. Nëse atë deri më tani nuk e kanë pranuar Kosova, Bosnja dhe Mali i ZI, ndërsa europpianët kanë paralajmëruar se ajo nuk duhet të mbivendoset mbi procesin gjithëpërfshirës së Berlinit, humbja e një aleati të bindur si Zaev duket një goditje e rëndë për planet e Ramës dhe Vuçiçit. Kjo për më tepër se opozita e VMRO-DPMNE është shprehur kundër kësaj nisme. Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut se po përdor "Ballkanin e hapur" si alternativë ndaj dështimit në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Andi Bushati:Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut gjithashtu kritikoi ashpër Zoran Zaev për iniciativën, duke e përshkruar atë si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE. Gjatë samitit të këtij korriku kur Mini Shengeni ndërroi emrin në Open Balkan, VMRO-DPMNE lëshoi një deklaratë: “Maqedonia i përket familjes së gjerë evropiane të vendeve dhe përpjekjet e tilla të Zaevit për të treguar një bashkëpunim shumëpalësh të vendeve të Ballkanit si sukses të madh diplomatik, në fakt është dështim diplomatik për të arritur qëllimin – anëtarësimin në BE. Është e qartë se përveç dështimeve në vend, qeveria e Zaevit po përballet me disfatë edhe në nivel ndërkombëtar. Për katër vjet paturpësisht gënjeu qytetarët për integrimet evropiane të Maqedonisë, duke kërkuar alibi dhe fajtorë te të tjerët, për të përfunduar në “Mini Shengen”, thuhej në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan” Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale e djathta po kërkon zgjedhje të menjëhershme të parakohëshme, por ndonëse shumica parlamentare në maqedoni e ka rrefuzuar këtë ide, si largimi i Zoran Zaevit si dhe mbështetja që elektorati i dha një opozite kundër Ballkanit të hapur nuk është një lajm i mirë për Ramën dhe Vuçiçin që do të takohen sërish këtë mesjavë në Beograd. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI