Flash

Propozohet për SPAK, prokurori që gënjeu publikisht për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Lapsi.al 1 November 2021
Propozohet për SPAK, prokurori që gënjeu publikisht për

Vrasja e aktivistit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani në Elbasan ishte një nga momentet kur makineria e manipulimit të zgjedhjeve të 25 Prillit u shpërfaq në dimensionet e saj kriminale dhe shtetërore. Ngjarja implikoi jo vetëm blerësit e votave për Partinë Socialiste, jo vetëm kriminelë të përfshirë në fushatën e PS-së së Elbasanit, por edhe një ndërhyrje manipulative nga policia dhe prokuroria e qytetit, sipas interesave të fushatës elektorale të PS-së.

Protagonist i padiskutueshëm i ndikimit në interes të Partisë Socialiste ishte edhe prokurori Alfred Shehu, i cili doli në konferencë bashkë me ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun një ditë pas ngjarjes. Të dy mohuan se kishin gjetur materiale zgjedhore apo materiale që kishin të bënin me shitblerjen e votës në mjetet që kishin lënë pas të fortët e përfshirë në fushatën e PS në Elbasan. Video më poshtë:

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Alfred-Shehu-per-ngjarjen-ne-Elbasan.mp4"][/video]

Por manipulimit të prokurorit i doli boja pak ditë më pas, kur në sallën e gjyqit, ai pranoi se në makinën e Kelmend Xhaferrit (Kel Çamit) që ishte prezent në vendin e ngjarjes ishin gjetur karta identiteti, lista dhe formularë patronazhistësh dhe një sasi eurosh.

Menjëherë në media u krahasua deklarata që dha prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu në konferencë me gazetarët para ditës së votimit, me atë në sallën e gjyqit, pasi zgjedhjet kishin përfunduar. Video më poshtë:

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/Alfred-Shehu-ne-sallen-e-gjyqit-per-vrasjen-e-Xhuvanit.mp4"][/video]

Manipulimi ishte i qartë. Si prokurori, ashtu edhe ish-drejtori i policisë kishin mohuar publikisht ekzistencën e materialeve zgjedhore në vendngjarje për të fshehur shkakun e krimit, që ishte shitblerja e votave.

Por pavarësisht gënjeshtrave për një nga ngjarjet që shenjoi zgjedhjet e 25 Prillit, nuk kaloi as një muaj dhe prokurori Alfred Shehu kaloi me sukses vetingun. Një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi figurën e Shehut, u rrёzua pasi të dhënat e referuara prej këtij institucioni “nuk përputheshin” me ato që KPK kishte gjetur në dosjen penale.

Lexo edhe: Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

Lexo edhe: Bllok ‘pagesash’ dhe karta ID: Si u manipulua përplasja e përgjakshme e Elbasanit

Lexo edhe: Shpërblimi/ Kalon Vetingun prokurori, që gënjeu për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Një muaj më parë, Shehu njohu një tjetër ngritje në detyrë kur KLP aprovoi emërimin e tij në krye të prokurorisë së Sarandës.

Kanë kaluar vetëm 6 muaj nga vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe promovimi i këtij prokurori nuk ka të ndalur. Emri i tij ka dalë si kandidaturë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, që është edhe ekipi elitë i organit të akuzës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbetet për t'u parë nëse Shehu do të përzgjidhet mes emrave të vetëpropozuar për SPAK, por e sigurtë është që ai gëzon të gjithë mbështetjen e partisë në pushtet dhe siç duket, kjo nuk është pak për t'u zgjedhur në SPAK./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI