Flash

Diplomacia e fotove/ Si po e zbut Yuri Kim radikalizmin e opozitës

Lapsi.al 3 November 2021
Diplomacia e fotove/ Si po e zbut Yuri Kim radikalizmin e opozitës
Ambasadorja amerikane ka qenë sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, në vigjilje të mbledhjes së radhës së Këshillit të Legjislacionit, ku pritej të diskutohej në lidhje me nismën ligjore të propozuar nga socialistët për zgjatjen e vetingut. Me të dalë prej aty ka bërë një postim që është shpërndarë në mbarë mediat e vendit. Ndonëse Opozita e braktisi senacën në mënyrë demostrative pak ditë më parë, në foton e postuar nga Yuri Kim, ku në krah të saj janë vendosur dy krerët e grupeve, Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, situata duket shumë më e paqtë dhe normale. Kjo frymë u pa dhe në statusin që shoqëronte imazhin, ku ajo bënte thirrje për respekt të ndërsjelltë mes palëve dhe për ngritjen e tyre mbi interesat partiake. Lexo me tej:

Ndryshimi i Kushtetutës/ Juri Kim shuan zërat kundër bashkëpunimit mes PS dhe PD

Pra me një fjalë, diplomatja u ka kërkuar dy partive atë që ka thënë edhe publikisht, zgjatjen e aftatit kushtetues për komisionin e vettingut, ndërkohë që PD prej vitesh përpiqet ta demaskojë politizimin, selektivitetin dhe kapjen e këtyre organeve. Po çfarë ka pas këtij apeli për respekt të ndërsjelltë, kur PD-ja e akuzon shumicën qeverisëse se i vodhi votat për të vazhduar të vjedhë vendin? Cili është qëllimi i thirrjes për tu ngritur mbi interesat partiake, që do ta detyronte PD-në të legenosej duke gëlltitur vettingun që e pështyn prej kaq kohësh? Për të kuptuar këtë është mirë të vëzhgojmë pak risinë e diploamcisë së fotove që po aplikon Yuri Kim. Nëse demokratët iu shfaqen përditë shqiptarëve edhe në kuvend edhe në komisionet parlamentare duke u kacafytur ose duke bërë sikur zihen me PS, ambasadorja do të japë një imazh të rremë, shumë të ndryshëm nga realiteti. Nëse një deputet  i opozitës nuk do të guxonte kurrë në këtë periudhë të postonte një foto me rivalin e tij socialist, këtë arrin të bëjë zonja Kim. Ajo shkon në komisionin e jashtëm dhe menjëherë poston fotot ku Tomor Alizoti buzqesh bashkë me Mimi Kodhelin. Ajo vijon në komisionin e integrimit dhe rrethohet krenarisht nga gra joshëse, si Jorida Tabaku e Etilda Gjonaj. E pasi e ka provuar me sukses me rangje më të ulta, e tenton këtë edhe me shefat e grupeve parlamentare, Balla dhe Rushaj. Pra, po ta shohësh realitetin politik në Shqipëri përmes postimeve të ambasadores, ai ngjan shumë më rozë sesa çështë në të vërtetë.  Po çfarë risku ka ky militantizëm pozitiv i kryediplomates amerikane? Përpjekja e saj e rreme për të shfaqur imazhin e një opozite të zbutur e rrënon edhe më tepër figurën e PD së zyrtare. Së pari, sepse në luftën e brendëshme që ka shpërthyer brenda "selisë blu" akuza kryesore që i bëhet rojtarëve të godinës është se ata janë peng të Edi Ramës dhe të kapur prej qeverisë. Duke pozuar si kukulla të paqta në krah të përfaqësuesve të mazhorancës, krerët e PD vetëm mund të vazhdojnë të humbasin pikë në sytë e përkrahësve të foltores së Berishës, që po tregojnë se janë shumicë në atë parti. Në anën tjetër korifeu i kësaj shumice, Sali Berisha, jo më larg se disa ditë më parë, e akuzoi direkt Yuri Kim se kulloste në livadhet e qeverisë. Ndonëse shumkush e mori këtë si një deklaratë misogjine, që hynte padrejtësisht në labirinthet e jetës private të ambasadores, qoftë edhe politikisht po të gjykohet, ajo përbën një problem. Nëse një pjesë e madhe e demokratëve besojnë se ka një vektor në diplomacinë ameriakne që po punon për përjetësimin e pushtetit të Ramës, afishimi i zonjës Kim, me përfaqësuesit e opozitës zyrtare, duke i vënë ata të pozojnë edhe me "armiqtë" socialistë, vetëm sa e rrënon edhe më keq imazhin e tyre. Natyrisht ambasadorja është në të drejtën e saj të zbatojë urdhrat e eprorëve tu kërkojë demokratëve qoftë me argumenta po qoftë me shantazh të votojnë për zgjatjen e vettingut.

Andi Bushati:Vettingu si lopatë që PD të hapë varrin e vet

Por, nëse nuk do ti'a rrënojë edhe atë impakt politik që i ka mbetur, ajo duhet tu'a kursejë spektaklin e fotove. Sepse ndoshta edhe për interesat që ajo përfaqëson, pesha reale politike e njerëzve me të cilët pozon, është në aftgjatë, shumë më e rëndësishme sesa krijimi i perceptimit të rremë të një paqeje momentale. ©Lapsi.al   

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43