Flash

Yuri Kim futet në luftën mes dy PD-ve duke goditur Berishën: "Ne njohim Bashën"

Lapsi.al 10 November 2021
Yuri Kim futet në luftën mes dy PD-ve duke goditur Berishën:
Ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka humbur edhe një rast më shumë për të ndërhyrë në garën politike brenda një partie shqiptare. Ajo ka dhënë sot me urgjencë një intervistë të gjatë në Top Channel, për të goditur Sali Berishën dhe për të mbrojtur Lulzim Bashën. Në kalkulimin e kohës për të ndërhyrë në këtë garë, asgjë nuk është e pafajshme. Znj. Kim e zgjodhi pikërisht momentin për të folur në ditën kur Sali Berisha konfirmoi që është shumicë brenda PD-së duke depozituar 4200 nënshkrime për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të demokratëve. Berisha u përkrah hapur gjithashtu edhe nga ish shefi i shërbimeve sekrete amerikane Richard Grenell, i cili hodhi poshtë pretendimet se dosja për liderin historik të demokratëve kishte kohë që përgatitej. Ai tha se deri në momentin që ai ka punuar në administratë nuk kishte parë fakte komprometuese për Berishën dhe se ai po goditej si pasojë e lidhjeve lobuese të George Sorosit. Lexo me tej:

Andi Bushati: Secili gënjen me amerikanin e vet

Pikërisht këto dy lajme të forta e bënë Yuri Kim të reagonte me urgjencë. Nëse gazetarja e kronikës kishte kohë që i kishte kërkuar asaj një intervistë, ambasadorja është përgjigjur pozitivisht vetëm sot duke u pozicionuar qartazi për të folur në këtë moment. Përpos një përgjigjeje të dy lajmeve të prodhuara në orët e fundit ambasadorja amerikane duket se ka mësuar edhe nga truket shqiptare të propagandës. Duke e ditur peshën e shproporciunuar që një diplomat amerikan merr në mediat e vendit ajo është shfaqur me urgjencë për të sfumuar me sa mundet dy lëvizjet që i shkonin për shtat Berishës. Dhe me këtë ndërhyrje brutale jo më brenda punëve të një shteti, por brenda garës në një parti politike ajo dha tre mesazhe: 1)Ne njohim për kryetar Lulzim Bashën. 2) Nuk do kemi marrëdhënie me PD-në nëse fiton Berisha. 3) Grenelli nuk ka të drejtë se dosja e Berishës është e mbushur me fakte. ©Lapsi.al https://top-channel.tv/video/top-channel-intervista-yuri-kim-shpallja-non-grata-e-berishes-u-bazua-ne-fakte-do-kete-te-tjere/ Anila Hoxha: SHBA kanë pasur marrëdhënie të mira me thuajse të gjitha qeveritë shqiptare të partive të ndryshme, PD dhe PS. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit ka deklaruar ish-Kryeministrin Sali Berisha non-grata, një figurë e rëndësishme dhe bashkëpunëtor i ngushtë juaji. Si e shpjegoni? Ambasadorja Yuri Kim: Ne shohim faktet dhe nuk shohim partinë politike të dikujt. E di që ka disa teori konspirative sikur kjo vë në shënjestër një krah apo tjetrin. Do vija në dukje që deri më sot janë katër persona që janë shpallur nga Sekretari i Shtetit, besoj nga 2018. Dhe shumica e tyre nuk janë me Partinë Demokratike, pra, partia s’ka fare të bëjë me këtë. Ne shohim faktet; e gjitha kalon në një proces shumëvjeçar zakonisht, ku shqyrtojmë të gjithë informacionin. Vendimmarrësit bëjnë më shumë pyetje dhe në çastin kur vendimi arrin në tryezën e Sekretarit të Shtetit, pavarësisht kush është, ne jemi 100 përqind të sigurt. Dhe fakti është po ashtu që kur dikush shpallet, dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë; shikoni edhe të tjerët që Shtetet e Bashkuara kanë shpallur në botë; në atë listë nuk është askush që njerëzit e shohin shpalljen dhe mendojnë: kjo qenka mister. Nuk është mister. Faktet janë përpara syve. Ndaj ne jemi shumë të bindur me shpalljet tona dhe duhet t’ju them që Presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë përmes disa prej Urdhrave Ekzekutivë të tij dhe një Proklamate Presidenciale në qershor që, për Shtetet e Bashkuara, korrupsioni është një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Duam që partnerët dhe aleatët tanë si Shqipëria të jenë të fortë dhe të sigurt, të jenë demokraci të vërteta. Korrupsioni është pengesë për këtë. Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ata që minojnë demokracinë në këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë. Anila Hoxha: A do të kemi shpallje të tjera non-grata? A do të përfshihen edhe ndëshkimet nga Departamenti i Thesarit? Ambasadorja Yuri Kim: Kemi një numër mjetesh në dispozicion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara – shpalljet nga Departamenti i Shtetit, shpalljet nga Departamenti i Thesarit, si dhe të tjera. Ndaj, të shohim. Është proces shumë i mbyllur, pra shumë konfidencial dhe nuk kam ndonjë informacion që mund ta ndaj me ju këtë moment. Anila Hoxha: Çfarë ndodh në marrëdhënien tuaj me PD nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj? Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur. Anila Hoxha: A e mbështet SHBA kryetarin e PD, Lulzim Basha? Ambasadorja Yuri Kim: Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43