Flash

BE në hapat e SHBA-së, pritet të ndjekë praktikën e shpalljes 'non grata' të politikanëve

Lapsi.al 10 November 2021
BE në hapat e SHBA-së, pritet të ndjekë praktikën e

BE mund të ndjekë së shpejti politikën e ShBA me shpalljen e politikanëve non grata, shkruajnë mediat kroate.

Gjermania ka marrë iniciativën që është diskutuar të martën nga ambasadoret e shteteve anëtare dhe do të jetë temë debati me 15 nëntor kur ministrat e jashtëm të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në Bruksel më 15 Nëntor për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Një çështje që ka ngjallur diskutime mes ambasadorëve të shteteve anëtare në mbledhjen e së martës është iniciativa e Gjermanisë që ashtu si SHBA-të edhe BE të veprojë me sanksione dhe shpallje politikanësh si të padëshiruar duke nisur me fajtorët kryesorë për krizën politike dhe të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas raportit të Përfaqësuesit të Lartë evropian në Sarajevë Christian Schmidt, kjo vendimarrje e re do t’i referohet në radhë të parë Milorad Dodik, por edhe të gjithë atyre individëve dhe kompanive që mbështesin financiarisht politikat destruktive në rajon.

Duke qenë se është e vështirë të pritet një konsensus i të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian, opsioni më i mundshëm prej kohësh ka qenë ai që shtetet të vendosin individualisht sanksione dhe të shpallin politikanë të padëshiruar nga Ballkani Perendimor. Është e qartë se sanksionet do të vendosen në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara dhe se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e para që do t'i ndjekë ato. Megjithatë, ka gjithnjë e më shumë gjasa që edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian mund të marrin këtë rrugë. Gjermania është ajo që ka nisur këtë proces dhe konkluzionet e mëtejshme do të bëhen më të qarta në mesin e muajit nëntor, kur ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor. Ajo që është e qartë është se çdo hap do të negociohet në detaje me Shtetet e Bashkuara. Brukselin e ka vizituar edhe diplomati amerikan James O'Brien, përgjegjës për procesin e sanksioneve dhe shpalljen e politikanëve të huaj si të padëshiruar.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI