Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Borxh 700 milion euro/ Rama, kunja dhe gallatë në Kuvend me deputetët e PD

Lapsi.al 8 November 2021
Borxh 700 milion euro/ Rama, kunja dhe gallatë në Kuvend me

Parlamenti votoi sot për marrjen e 700 milion eurove borxh. Ekspertët parashikojnë që borxhi publik do të shkojë në 80.6 të PBB-së pas votimit të sotëm të parlamentit. Për këtë çështje kryeministri Edi Rama nisi të flasë në parlament, por kur ishte përballë deputetëve të Partisë Demokratike, pjesën më të madhe të kohës ia kushtoi batutave, kunjave dhe provokimeve me ata që i flisnin nga vendi.

U duk sikur kryeministri e kërkonte çdo reagim, çdo batutë dhe çdo kundërshti që i vinte nga deputetët e PD-së, për t'u marrë me batutat ndaj tyre, duke shmangur një shpjegim shterues se përse merren dhe se si do të përdoren 700 milion euro borxh. Lapsi.al ka përzgjedhur disa nga batutat e Ramës ndaj grupit parlamentar të PD-së dhe ndaj disa prej deputetëve në veçanti, si një formë e artikulimit për të shmangur rëndësinë e një çështjeje si ajo që u miratua sot në kuvend.

Batuta për konfliktin brenda në PD

"Protagonistët e qeverisjes së deri djeshme, sot i keni në krye. Në të dy krerët e zogut që po përpëlitet, se tani është edhe e formalizuar që është një zog dykrenar Partia Demokratike, por jo shqiponjë. Akoma nuk jam i qartë se cilës specie do t’i ngjajë në fund të kësaj kacafytje, por shqiponjës,jo".

Kunja për Arber Agalliu

"Si mendoni ju? Do t’i jepnin tregjet e kapitaleve Shqipërisë, se më thanë që je dhe profesor ekonomie, se fole sikur po ndaje delet përpara gostisë".

Kunjë për Lulzim Bashën

"Kështu që, mos qeshni me vete, se këtë “Flet vetë, qesh vetë” e keni si linjë partie ju, që ju vjen nga lart poshtë, por jo".

Kunjë Salianjit

"Edhe zhgarravis, po. Edhe zhgarravis dhe nuk ka asnjë problem. Çfarë problemi ke ti me zhgarravinat? Ti duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep publikut, jo për zhgarravinat që kanë jetën e tyre. Jeta e tyre fillon dhe mbaron tek një copë letër.Rrinë aty për t’u parë nga ata që duan të shohin zhgarravina, kurse njerëzit duhet të shqetësohen që të mos marrin formën e zhgarravinës kur flasin"

Kunjë ndaj deputetëve të PD-së që e kundërshtonin

"Ju jeni “O i shkretë i punëtuar, bam me këmbë e bam me duar” siç thoshte K.Th.Spiri. Ku të dali, bam me duart këtej, e bam me këmbë andej. Juve ju kemi. Nuk ju kemi zgjedhur ne, ju kanë zgjedhur të tjerët, kemi detyrë t’iu respektojmë dhe t’iu përqafojmë sa herë të kemi mundësi për t’iu dhënë pak dashuri"

Kunjë deputetëve të PD-së

"Ju aty e keni, “ca të kapim”. Keni dhe kaq vite që nuk kapni gjë dhe ngaqë ishit mësuar keq, ngaqë ju është bërë syri bakërr dhe shikoni kudo “ça po bëhet”.

Kunjë për Tomorr Alizotin ndërsa largohej nga salla

"Ai është i paanshëm kështu që doli jashtë... është i paanshëm ai. Çudi e madhe me këta të Ballit Kombëtar, gjithmonë njësoj, brez pas brezi..."

Kunjë për Flutura Açkën

Vetëm për poezinë nuk ka akademi, poezia është si të vjen

Kunjë për Salianjin

Për deri kur pllaka nuk ndërrohet do përsëris po atë këngë dhe vazhdon festivali i (jo këtë nuk e kam thënë këtë, se ti më ndjek me vëmendje dhe më regjistron biles, kështu që verifiko kasetat). Që nga festivali i parë i 2013, deri më tani ju keni të njëjtën muzikë.Update-ni muzikën.Keni dhe uploadues këtu. Fusni ca gjëra të reja se nuk shkon kështu./Lapsi.al

Më poshtë, fjalimi i plotë i kryeministrit Rama në parlament...

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43