Reagimi i parë i Lulzim Bashës për shpalljen e Berishës “non grata” nuk qe konfrontues me amerikanët, por ishte gjithsesi, i ekuilibruar. Edhe pse nuk iu kundërvu në asnjë fjalë administratës së Departamentit të Shtetit, Basha tentoi të ishte parimor dhe kërkoi prova për korrupsionin me të cilin u damkos Berisha.
“Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi” shkruante Berisha në 19 Maj, ditën që u shpall non grata.
Basha në fillim u përpoq ta ruajë sintoninë me ish-kryetarin. Ai i përsëriti fjalët e Berishës disa orë më pas. E nënvizoi shpalljen non grata pa asnjë bazë konkrete, ndërsa nga vetja e tij shtoi: “bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”.
Basha iu përmbajt reagimit të parë, në kërkim të provave dhe fakteve edhe gjatë muajve të verës. Komentet e tepërta për çështjen, i shmangu ndërsa në fokus kishte rizgjedhjen në krye të PD-së.
Lexo edhe: Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA
Lexo edhe: Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?
Me bisedat private, duket se i “vuri në gjumë” dyshimet e Berishës për një lëvizje të paparashikuar, ndërkohë që mbylli fushatën e zgjedhjeve brenda PD për rikonfirmimin në krye të partisë.
Pas vizitës së famshme të ambasadores Juri Kim në selinë e PD, ku ajo tha se “një parti nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti”, Berisha tregoi se çfarë i kishte rrëfyer kryetari i sapozgjedhur për komunikimin me ambasadoren amerikane.
“Kam biseduar me Bashën, sigurisht që më ka njoftuar se biseda bëhej rreth Sali Berishës dhe unë jam pjesë e PD. Basha më ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores së SHBA që të paraqesë një dokument, fakt, provë publikisht apo privatisht. Zonja i është përgjigjur se i kemi por nuk mund t’i përdorim” u shpreh Sali Berisha në datën 5 Gusht, kur njoftoi se kishte gati padinë kundër Sekretarit të Shtetit, Entoni Blinken për shpifje.
Pikërisht për këto pohime, përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar erdhi si rrufe në qiell të pastër. Akuzat se ishte “besëprerë” dhe se “nuk duhet të kishte lindur”, fillimisht Basha tentoi t’i kalojë në heshtje, deri kur lëvizja e Berishës shpalli synimin për ta zëvëndësuar nëpërmjet mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Lexo edhe: Analiza/ Demokratët në grackën e anti- amerikanizmit
Lexo edhe: Analiza/ Basha po e çon drejt vdekjes. A duhet ta mbyllë PD dyqanin?
Lexo edhe: Versioni konspirativ/ A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës
Pikërisht pas mbledhjes së firmave të para, kreu i PD-së zgjodhi një linjë tjetër reagimi.
“Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunker për hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera dhe prioritete të tjera” ishte reagimi i parë flakë për flakë ndaj Foltores nga ana e Lulzim Bashës. Ditë pas dite, mori formë një komunikim në kundërsulm.
Vazhdoi më tej me akuzat për “llumin e tranzicionit” për ish-ministra të Berishës apo për “trekëndëshin e Bermudeve”, ku ai barazonte Berishën me Ramën dhe sulmonte edhe Metën.
“Prej javësh me zdërhalljet e tij, Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni”-ishte sulmi i radhës nga selia e PD-së për Sali Berishën, deri kur këtë të hënë, kur Basha ka takuar kongresmenët nga SHBA.
[caption id="attachment_669792" align="alignnone" width="1280"]
Basha me anetaret e Kongresit te SHBA ne seline e PD[/caption]
Përtej retorikës, ky takim shënon edhe qëndrimin diametralisht të kundërt me atë që Lulzim Basha mbajti në datën 19 Maj, ditën kur kërkoi prova dhe dokumente për shpalljen non grata të Berishës nga amerikanët. I pyetur nga gazetarët nëse kishte kërkuar ndonjë shpjegim në lidhje me këtë çështje, Basha mohoi kategorikisht një interes të tillë.
"Partia Demokratike dhe unë, nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personal të askujt, duke filluar nga unë i pari, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve" u shpreh Basha, që nuk kërkon asnjë provë dhe nuk ka asnjë pikëpyetje mbi çështjet e korrupsionit që çuan në shpalljen non grata të Berishës dhe familjen e tij./Lapsi.al