Andi Bushati:Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave
Ka shumë njerëz, apo personazhe publike që e kanë mbështetur "foltoren e Berishës" edhe pse nuk janë dakord për shumëçka me protagonistin e saj. Ata e kanë bërë këtë në bazë të një parimi të shenjtë, se edhe kur një gjë nuk të pëlqen, në një demokraci, është shumica ajo që vendos. Sali Berisha duhet të dijë ti ruajë edhe këta mbështetës që nuk e besojnë dot si militantë, por duhet të binden me prova që ai është përfaqësuesi i pjesës më të madhe të PD-së. Nëse nuk arrin ta bëjë do të triumfojë pohimi i atyre që thonë se nuk i ka mbledhur dot nënshkrimet. Do të humbë betejën në publik dhe do ti drejtohet kuvendin të 11 dhjetorit, pa epërsinë morale ndaj Bashës që arriti të sigurojë deri më sot. ©Lapsi.al