Flash

Sondazhi surprizë / Shqiptarët zgjedhin BE para Amerikës

Lapsi.al 19 November 2021
Sondazhi surprizë / Shqiptarët zgjedhin BE para Amerikës

Shumica e popullsisë ka një mendim të ndryshëm nga ai që reket të imponojë kasta dominante, e cila vrapon pas me te fortit.

Këto janë rezultatet e një ankete nga Euronevs për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe “Data Centrum” në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. Sipas saj shqiptarët zgjedhin BE përpara SHBA.  Në rastin e një konflikti mes SHBA-së dhe BE-së, që nuk ka lidhje me Shqipërinë, shumica e shqiptarëve do të rreshtoheshin në krah të BE-së.

Pak më shumë se gjysma e qytetarëve (56,9%) mendojnë se Shqipëria duhet të pozicionohet pro BE-së dhe rreth një e treta (32,6%) pro SHBA-ve. Vetëm 6% mendojnë se në një konflikt të tillë Shqipëria duhet të jetë neutral.

Rezultatet, pjesë e një një vrojtimi të Euronews Albania, mbi pritshmërinë e qytetarëve për anëtarësimin në BE, nuk tregojnë nëse këto preferenca janë fryt i politikave që SHBA ka ndjekur vitet e fundit ne Shqipëri, apo nëse kjo është një tendencë e kahershme.

Interesant është fakti se preferenca për Europën është më e fortë në moshat e reja.

Deri në moshën afërsisht 55 vjeç, dy herë më shumë shqiptarë duan rreshtimin në krah të BE-së. Në moshat më të mëdha kjo diferencë ngushtohet dhe në moshën mbi 65 vjeç diferenca zvogëlohet ndjeshëm, duke treguar relativisht më shumë anësi nga SHBA-të në krahasim me moshat e tjera.

©Lapsi.al, burimi Euronevs

 

Të këshilluara

Kush po i godet miqtë e Ervis Martinajt?

Shkaqet e ekzekutimit të dy personave në Astir mbrëmjen e së shtunës u kërkuan menjëherë në të shkuarën e njërit prej viktimave, Erigers Mihasit. Fillimisht u p...

17:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI