Flash

Brenda “41-bis”/ Kush janë të dënuarit, që i shtohen izolimit ekstrem në burgje

Lapsi.al 23 November 2021
Brenda “41-bis”/ Kush janë të dënuarit, që

Ka burg, po ka edhe “41 bis”. Sistemit të izolimit që u importua nga Italia për më të rrezikshmit e krimit i janë shtuar edhe katër emra të tjerë me firmën e Ulsi Manjës dhe me kërkesë të SPAK. Bie në sy emri i Redjan Rrajës, nipit të deputetit të Partisë Socialiste të Krujës, Rrahman Rraja që nuk i ka shpëtuar regjimit më të ashpër të dënimit që ka në vendin tonë, ndërsa emrat e tjerë kanë qenë protagonistë të arratisjes së bujshme disa muaj më parë.

Redjan Rraja akuzohet se ka marrë pjesë në atentatin e vitit 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit. I përfshirë në disa ngjarje kriminale, Redjan Rraja është me profesion stomatolog.

Rraja, nip i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rraja, është arrestuar edhe në 3 maj të vitit 2016, pasi u akuzua se pengoi zbardhjen e vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në 1 maj të atij viti në lokalin “De Niro” në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Atëherë u dënua me 8 muaj burg. pasi kishte fshehur pistoletën e viktimës.

Dy vjet më pas, Rraja do të shfaqej në dosjen e famshme të njohur si “Xhisiela”, ku ishte i përfshirë drejtpërdrejt kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Në materialin hetimor të publikuar në momentin kur ngjarja u bë publike, Xhisiela Maloku dëshmoi në Prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin ndaj tyre në polici. Emri i Redjan Rrajës u përmend edhe nga oficeri Emiljano Nuhu si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar me armë në kokë për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të Malokut.

Deputeti socialist, Rrahman Rraja ka mohuar të ketë shumë njohje me Redjan Rrajën kur është pyetur për të. “Gjyshi i Redjanit me babain tim janë vëllezër prej babait. Ai është i afërm, në Nikël ne jemi mbi 170 persona që kemi një mbiemër Rraja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pasur emrin Ramazan. Kushdo që të jetë duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin më maksimal. Nuk kam asnjë njohje, Redjani më shumë ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Ka pasur një profesion dentist që ka punuar dhe kaq”, tha Rraja.

Fatmir Pjetri është i burgosuri tjetër që izolohet në ambjentet e “41 bis”. Pak muaj më parë ai u përfshi në një tentativë arratisjeje bashkë me Arbër Çekajn por nuk ia doli të largohet.

I njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet:

  • Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
  • Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
  • Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
  • Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.

Aleksandër Llanaj është i burgosuri tjetër që do të izolohet në regjimin e ashpër “41-bis”.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeve përfundoi me atë që konsiderohet “masakra e Çoles”, me tre të vdekur e tre të dënuar me burgime të gjata, njëri me të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vjet.

Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.

Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.

Arbër Çekaj është i dënuar me 14 vite burg dhe është i dënuari i radhës që bëhet pjesë e regjimit izolues. Çekaj është pronari i magazinës ku u kapën 613 kilogramë kokainë në rrugën tokësore “Maminas-Durrës”.

Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj i datëlindjes 5 Prill me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të aktivitetit kriminal të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.

Në përshkrimin e aktivitetit të punës, kompania njofton se “Arbri Garden” është një kompani e re dhe e kualifikuar e importimit në Shqiperi.

“Objektivi ynë kryesor është importimi i bananeve dhe frutave tropikale për konsumatorët tanë me standardet më të larta në cilësi dhe freski, ne sjellim në Shqipëri cilësinë më të mirë të frutave tropikale nga Amerika Latine”.

Për arrestimin e Çekajt foli edhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Në një takim për OJQ-të, Lu tha se Klement Balili dhe Arbër Çekaj, janë peshqit e mëdhenj.

“Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen”, u shpreh ambasadori amerikan.

Çekaj i ka mohuar akuzat kundër tij, ndërsa pak kohë më parë u bë pjesë e një tentative arratisjeje bashkë me Fatmir Pjetrin. Pavarësisht

Ashtu sikurse është bërë me dije edhe më herët, aktualisht në regjimin e posaçëm 41-bis janë Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqe.

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI