Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Tragjedia në Bullgari/ 46 shqiptarë të vdekur në aksident, fëmijë mes viktimave

Lapsi.al 23 November 2021
Tragjedia në Bullgari/ 46 shqiptarë të vdekur në aksident,

Janë të paktën 46 viktimat e aksidentit në Bullgari, mes tyre 12 fëmijë, që ndërruan jetë kur autobusi u përplas dhe më pas mori flakë ndërsa udhëtonte në një autostradë në jug-perëndim të Sofias, rreth orës 02:00 të mëngjesit. Të gjithë udhëtarët qenë shqiptarë me banim në Maqedoninë e Veriut dhe po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

Vetëm shtatë prej tyre mundën të dalin nga mjeti në flakë dhe tashmë janë në spital, ku po kurohen për djegiet. Ndërsa fliste për mediat, Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov tha se viktimat ishin djegur brenda në mjet mes flakëve, duke e përshkruar vdekjen e tyre si një "skenë të tmerrshme".

Shkaku i tragjedisë nuk është ende i qartë. Zyrtarë të administratës bullgare thanë se autobusi rrëshqiti në autostradë dhe shkatërroi një barrierë prej rreth 50 metrash. Ende nuk dihet nëse përplasja ndodhi para apo pasi autobusi të merrte flakë.

Pamjet pas tragjedisë tregojnë një pjesë të rrugës ku barriera është shkatërruar plotësisht. Mjete të tjera që lëviznin në autostradë nuk ishin të përfshira në aksident. Megjithatë, një zyrtar i komunës së fshatit Pernik, pranë vendit ku ndodhi ngjarja, tha për mediat se autostrada ishte e dëmtuar dhe në atë segment të rrugës ndodhnin shpesh aksidente.

Ministri i Jashtë i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha për gazetarët se pasagjerët kthehenin në Shkup nga një udhëtim për pushime në Stamboll. Raportimet nga media bullgare thonë se autobusi që mori flakë ishte pjesë e një karvani autobusësh dhe kishte ndaluar pranë një karburanti në Sofia një orë para aksidentit. Mes viktimave janë 12 fëmijë dhe të rinj të moshës mes 20 dhe 30 vjeç.

Të gjithë udhëtarët janë bashkëkombasit tanë, shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Më herët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kishte folur me një nga të mbijetuarit, që i kishte thënë se pasagjerët ishin duke fjetur kur u dëgjua një shpërthim, që i zgjoi të gjithë.

"Ai dhe gjashtë të tjerë arritën të thyejnë dritaret e autobusit dhe ia dolën të shpëtojnë veten" i tha Zaev medias bullgare. Autobusi i përkiste kompanisë Besa Trans, që kishte organizuar udhëtimin.

Disa orë pas lajmit të aksidentit, të afërm të viktimave u grumbulluan përreth zyrave të agjensisë duke pritur me ankth për ndonjë informacion.

Një prej tyre, Xhelal Bakiu u tha mediave se ishte në ankth në pritje të ndonjë lajmi për nipin e tij, me të cilin nuk kishte kontaktuar që pas aksidentit, por askush nga kompania nuk i kishte dhënë asnjë informacion.

Zona ku ndodhi aksidenti tashmë është zhbllokuar nga policia. Në vendngjarje ka ende gjurmë të mjetit të djegur nga flakët. Një prej drejtuesve të grupit hetimor Borislav Sarafov tha "një gabim njerëzor nga shoferi, ose një defekt teknik janë dyshimet e para për shkaqet e aksidentit"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43