Flash

Mendes, nga Mançesteri në Torino: negociatat mes Juventus e City vendosen sot

Lapsi.al 26 August 2021
Mendes, nga Mançesteri në Torino: negociatat mes Juventus e City

Koha po mbaron, gongu i fundit i merkatos po afron, një operacion i mundshëm i këtyre përmasave nuk mund të zgjasë përtej fundjavës. Shumë interesa në lojë, e ardhmja e Cristiano Ronaldos duhet të përcaktohet sa më shpejt të jetë e mundur, për hir të Juves mbi të gjitha. E sot duhet të jetë dita e së vërtetës. Portugezi nuk ka folur ende zyrtarisht, por tani është e qartë se ai shikon përtej Torinos: mbërritja në shtëpinë e tij dje e Jorge Mendes është dëshmia e pandryshueshme e kësaj. CR7 dhe menaxheri i tij i fuqishëm kanë bërë analizën e situatës, asnjë takim me Juven - dhe asnjë samit i caktuar - por në tavolinë ishte vënë për tu analizuar propozimi i Manchester City (PSG është tërhequr) që është gati të propozojë një marrëveshje dyvjeçare prej 14/15 milion në sezon, domethënë duke e shpërndarë në dy sezone atë që portugezi do të perceptojë te Juventus në vitin e tij të fundit të kontratës.

Nëse edhe Ronaldo do ta pranonte këtë propozim me ulje, në anën tjetër është Juventusi i cili nuk është i gatshëm ta lirojë sulmuesin e tij falas, duke arritur një ndërprerje të kontratës ekzistuese: CR7 është në bilanc për shumën e 28.8 milionë euro dhe kjo është një shifër në të cilën klubi i Agnelli mund të arsyetojë në rast të një negocimi. Por City, pavarësisht se marrëveshja e Kane dështoi përfundimisht (145 milionë ishin menduar për sulmuesin e Tottenham), nuk ka ndërmend të shpenzojë para për kartonin e Ronaldos. Kështu që është një situatë shumë e ndërlikuar, edhe për faktin se interesimi i Juves për Gabriel Jesus si shkëmbim me portugezin është përplasur me refuzimin e Guardiolës. Sot, megjithatë, duhet të zhvillohet kontakti vendimtar mes Mendes dhe Juves, sepse koha shtrëngon dhe cështja Ronaldo duhet të zgjidhet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI