Flash

"Jepini lojtarët kombëtareve": Infantino i del përballë Anglisë dhe Spanjës

Lapsi.al 25 August 2021
"Jepini lojtarët kombëtareve": Infantino i del

"Dhënia e lojtarëve për ekipet kombëtare në dritaret e ardhshme ndërkombëtare është një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme: ne kemi nevojë për një demonstrim solidariteti". Ky është apeli që Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, i ka bërë La Liga dhe Premier League, që nuk duan të lejojnë kombëtareve lojtarët e huaj të kampionateve të tyre për kualifikueset në Kupën e Botës 2022: "Anglia dhe Spanja ndajnë edhe përgjegjësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit sportiv të kompeticioneve në të gjithë botën', thotë Infantino - që i ka shkruar Boris Johnson për të zgjidhur cështjen e karantinës - "Unë sugjerova aplikimin e modelit të Euro 2020".

Marrja e një pozicioni nga Infantino erdhi pasi Liverpool refuzoi të "lojonte" Salah të shkonte në Egjipt për ndeshjet e Katar 2022 kundër Angolës dhe Gabonit. Të dy vendet janë, për Mbretërinë e Bashkuar, në zonën e kuqe dhe lojtari do të detyrohej të kryente një karantinë prej të paktën 10 ditësh në kthim, gjë që do ta detyronte të qëndronte jashtë për dy ndeshje kampionati. Nga këtu filloi lufta midis Premier, së cilës iu shtua La Liga, e FIFA-s.

"Ne kemi përballuar problemet globale së bashku në të kaluarën dhe duhet të vazhdojmë t'i bëjmë edhe në të ardhmen" - shkruan mesazhi i Infantinos - "Lirimi i lojtarëve në dritaret e ardhshme ndërkombëtare është një çështje me urgjencë dhe rëndësi të madhe. I jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin shumë protagonistëve në këtë periudhë të vështirë. Shumë nga lojtarët më të mirë në botë luajnë në kampionatet e Anglisë dhe Spanjës - vazhdoi Infantino -, dhe ne besojmë se këto vende ndajnë gjithashtu përgjegjësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit sportiv të garave në të gjithë botën. Kemi treguar solidaritet dhe unitet në luftën kundër COVID -19. Tani, unë po i bëj thirrje të gjithëve që të sigurojnë lirimin e lojtarëve ndërkombëtarë për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës", përfundoi presidenti i FIFA-s.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI