Flash

Një kampion olimpik për Atletico Madrid: Simeone i rrëmben Cunha-n Interit

Lapsi.al 25 August 2021
Një kampion olimpik për Atletico Madrid: Simeone i rrëmben
Pak ditë më parë ishte një hap nga Inter, ndërsa tani prezantohet në Madrid. Atletiko Madrid ka bërë një goditje të vërtetë në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Mateus Cunha, i freskët nga titulli i kampionit olimpik me Brazilin në Tokio 2020. Cunha ka firmosur një kontratë pesë vjecare me Atletico Madrid, pas një bisede direkt me teknikun e Colchoneros Diego Simeone. Operacioni është kryer mbi bazën e 26 milionë euro, që plotësonin kërkesat e Hertha Berlin, me klubin gjerman që insistoi të ruante të drejtën e 10% të shumës së kartonit të lojtarit, në rast të një shitje të ardhmes të sulmuesit. Madrilenët kishin kohë që ishin vënë pas sulmuesit të Fiorentinës Dushan Vlahoviç, por kërkesat e larta të presidentit Commisso detyruan spanjollët të ndryshonin strategji dhe të orientoheshin drejt 22 vjecarit të Hertha Berlin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI