Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

"Ronaldo shkon te City": l'Equipe zbulon takimin e Mendes me drejtuesit e Citizens

Lapsi.al 25 August 2021
"Ronaldo shkon te City": l'Equipe zbulon takimin e Mendes me

Fotomontazhi i Cristiano Ronaldos me fanellën e PSG, së bashku me rivalin e tij të përjetshëm Leo Messi, me të cilin prej vitesh duelon për të rrëmbyer skeptrin e futbollit botëror, ndezi merkaton një javë nga mbyllja e dyerve. E ardhmja e yllit portugez të Juves mbetet një pikëpyetje e madhe, pavarësisht mohimeve të bardhezinjve në lidhje me lamtumirën e tij dhe një kontrate që skadon pas një viti. Tani për tani, asnjë ofertë e vërtetë nuk ka mbërritur në Torino, përkundrazi menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka trokitur - pa marrë rezultate - në derën e Psg, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United për klientin e tij, i cili dëshiron të ndryshojë ambjent pas kthimit të Allegrit në pankinë dhe fundit të mbretërimit të tij të padiskutueshëm. Dje menaxheri i fuqishëm ka testuar terrenin në shtëpinë e City, që ndjek Harry Kane por që, tani për tani, ka marrë vetëm ‘jo’ nga Tottenham, madje edhe për ofertën prej 145 milionë.

Mbeten dy rrugë të hapura për Cristiano Ronaldon, vetëm dy mundësi për t’u larguar nga Juve, që, nga ana e tij, ‘duhet’ të arkëtojë 28 milionë euro nga operacioni për të shmangur minusvalencat. E para është drejt PSG-së, ku ai do të zinte vendin e Mbapé, që refuzoi një rinovim pesëvjeçar prej 25 milionë neto dhe që dëshiron të largohet për të luajtur në ekipin e ëndrrave të tij, Real Madrid (ofertë shokuese prej 160 milionë), e dyta është për në Manchester. "Ronaldo shkon te City", shkruante L'Equipe dje në edicionin e tij në internet, duke hedhur kështu poshtë hipotezën e Parisit dhe në vend të kësaj, duke nxehur pistën që të çon direkt te Pep Guardiola. Shtatë ditë janë të pak për të mbyllur një operacion të ndërlidhur, sepse fati i CR7 është i lidhur ngushtë me ato të Mbappé në njërën anë dhe Kane në anën tjetër. Por Mendes dëshiron të gjejë një zgjidhje me çdo kusht.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI