Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Liverpool e Manchester City betejë ligjore me FIFA-n: klubet nuk duan të lënë të lirë lojtarët për Kombëtaret nga Covid

Lapsi.al 24 August 2021
Liverpool e Manchester City betejë ligjore me FIFA-n: klubet nuk duan

Dje, Liverpool njoftoi refuzimin për të lënë Mohamed Salah të largohej për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës në Egjipt, për shkak të kufizimeve të Covid-19. Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah do të ishte i detyruar që të karantinohej kur të kthehej nga Kajro dhe do të humbiste dy ndeshje të Premier League. Federata Egjiptiane ka bërë të ditur se po "vazhdon kontaktet me FIFA për ti përjashtuar lojtarët ndërkombëtarë nga kufizimet e udhëtimit, të vendosura në vendet ku ata luajnë, për shkak të koronavirusit".

Problemi është tepër i ndjeshëm për klubet angleze, nuk është rastësi që Manchester City është pajtuar në mënyrë thelbësore me vendimin e Reds, duke kërkuar ndihmë ligjore nga ECA (shoqata e klubeve evropiane) sepse FIFA mund të sanksionojë shoqëritë që nuk do të lejojnë lojtarët e tyre të largohen, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.

Edhe Argjentina e Brazili janë gjithashtu në listën e kuqe të Britanisë së Madhe, prandaj Alisson, Fabinho dhe Firmino (Liverpool), Ederson dhe Gabriel Jesus (Manchester City), Thiago Silva (Chelsea), Fred (Manchester United), Richarlison (Everton), Raphinha (Leeds) rrezikojnë të mos lirohen nga klubet e tyre përkatëse.

Zgjidhja e vetme, e ajo e praktikuar në këto orë nga FIFA në kontakt me vende të ndryshme, do të ishte përjashtimi i lojtarëve nga karantina, pak a shumë si ajo që ndodhi në Euro 2020, për shkak të numrit të madh të kontrolleve që të cilave ata u janë nënshtruar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI