Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Modelja e Playboy ofron 600 mijë paund për shaminë e lotëve të Messit: vetëm se doli një problem

Lapsi.al 24 August 2021
Modelja e Playboy ofron 600 mijë paund për shaminë e lotëve
Në kategorinë e artikujve të koleksionuar që kanë të bëjnë me futbollistët, në javët e fundit, është përfshirë gjithashtu edhe shamia e përdorur nga Lionel Messi për të fshirë lotët në ditën e lamtumirës së tij me Barcelonën. Pikërisht kështu, sepse pas asaj konference për shtyp shumë emocionuese, dikush e kishte parë të arsyeshme të nxirrte në ankand "pjesën e cmuar" për shifrën e çmendur prej 1 milion dollarësh. Kjo shumë duket se nuk është arritur, megjithatë, ka nga ata, si modelja e Playboy Luana Sandien, që i janë afruar shumë. Siç raportohet nga Daily Star, në fakt, gruaja ka arritur të ofrojë deri në 600 mijë paund, shumë më tepër se gjysma e shumës së kërkuar. Vetëm se diçka nuk shkoi si duhet... "Unë ofrova më shumë se gjysmën e shumës së kërkuar duke besuar se do të fitoja," ka rrëfyer modelja për tabloidin. "Por njoftimi u zhduk pas ofertës sime. Njoftimi ishte online pa asnjë informacion të mëtejshëm mbi rezultatin e ankandit, kështu që ne nuk e dimë nëse dikush e ka blerë shaminë ose nëse reklamuesi hoqi dorë nga ideja. Unë shpresoj se ja dola". Dëshira e Luana Sandien ishte të merrte shaminë e Messit dhe të krijonte një fotosesion ekskluziv. Më parë, e njëjta modele kishte pozuar për Playboy Africa, duke rritur shitjet e gazetës me 50%. "Unë gjithmonë e kam mbështetur Barcelonën sepse jetoj në Spanjë, kështu që ndikimi i tyre këtu është më i fortë. Unë gjithashtu mendoj se lojtarët janë shumë më të nxehtë këtu se ekipet e tjera," pati thënë ajo në atë kohë. Tani mbetet për tu parë se si do të përfundojë historia. Për atë shami tani ka gjithnjë e më shumë kuriozitet...
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Luana Sandien (@luanasandien)

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI