Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

De Laurentiis gati të bërtasë për komplot: Osimhen rrezikon të humbasë sfidën me Juventus

Lapsi.al 23 August 2021
De Laurentiis gati të bërtasë për komplot: Osimhen rrezikon

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thërret komplot sa herë që gjërat nuk shkojnë sipas dëshirave të tij, për më tepër kur janë në favor të Juventus, edhe pse këtë herë vështirë se mund të fajësojë bardhezinjtë nëse në ndeshjen direkte me ta nuk do të ketë sulmuesin kryesor të skuadrës. Sezoni i Victor Osimhen 2021/22 nuk mund të kishte filluar më keq, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 22’ të Napoli-Venezia, për goditjen me dorë ndaj Heymans dhe tani rrezikon të humbasë ndeshjen e madhe me Juventusin në kampionat. Sidoqoftë, mund të ketë një faktor lehtësues për sulmuesin nigerian: gjesti mund të mos konsiderohet i dhunshëm dhe për këtë arsye Gjyqtari Sportiv mund t'i japë atij vetëm një javë ndalesë (ose më së shumti dy të cilat pastaj mund të reduktohen në një me apelimin).

Nëse në raportin e tij gjyqtari do të shkruajë se ishte 'sjellje e dhunshme', Osimhen do të detyrohej të qëndronte larg fushave për tre ndeshje dhe, rrjedhimisht, do të humbiste sfidën e shumëpritur me Juventusin, por Gjykatësi Sportiv mund të kërkojë një plotësim raporti dhe ta kategorizojë sjelljen e tij si 'sjellje tepër josportive'.

Në këtë rast dënimi minimal do të ishte dy ndeshje skualifikim, por nëse Napoli do të apelonte, siç bëri për shembull Juventus vitin e kaluar për Moratan, me shumë mundësi do të pranohej duke reduktuar ndalesën në vetëm një takim.

Duke gjykuar nga precedentët më të fundit, shpresat për të parë nigerianin në skuadrën anti-Juventus do të dukeshin të bazuara. Në fakt, në kampionatin e fundit dy episode shumë të ngjashme ndodhën gjatë Lazio-Inter me Sensin dhe Immobilen si protagonistë: i pari goditi kur ishte i rrëzuar Patric me një shuplakë në fytyrë, e të njëjtën gjë bëri edhe sulmuesi bardhekaltër kundër Vidal, dhe të dy u skualifikuan për një javë të vetme falë dhënies së rrethanave lehtësuese.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI